Lidhu me ne

Mix

Kush e shpiku viagrën ? Shpikja më e madhe e shqiptarëve …

Shpikja më e madhe e shqiptarëve, “tabu” e jashtëzakonshme!

Shpikja më e madhe e shqiptarëve, “tabu” e

U mbushën vite nga shpikja e “Viagrës”, apo elementit numër një në perëndim, për të kënaqur aftësitë seksuale jo vetëm të atyre njerëzve në moshë të thyer, por edhe moshës së mesme. Ishte një shpikje e qartë, e ardhur nga Ferid Murad, ose shqiptari i madh që bashkë me dy kolegë të tij arritën të realizojnë punën më të madhe mbi përdorimin e acidit nitrik, një gaz pa erë, pa ngjyrë, i cili realizon hapjen dhe lirimin e enëve të gjakut. Ai ul presionin e gjakut dhe kjo është arsyeja e madhe e çmimit Nobel në vitin 1998. Kjo, dhe jo viagra në fakt. Murad është shqiptari i madh i kësaj shpikje, që i hapi rrugën dhe “viagrës”, që është revolucioni seksual dhe bazohet pikërisht mbi lëshimin e kësaj mënyre në enët e gjakut të organit seksual, për të bërë pastaj dhe qarkullimin e mirë të gjakut dhe si pasojë dhe rritjen e aftësisë së një personi për të bërë akt seksual të qartë dhe të plotë. Murad, është një person me tituj dhe çmime të shumta dhe profesori më i madh e i rëndësishëm shqiptar, që ka çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi, e pa dyshim një nga njerëzit më të lartë në farmaceutikë. Ky është një nder i madh për ne. Jo vetëm 15 vite të Nobelit, që kuronte sëmundje kardiovaskulare dhe të tensionit, por dhe të fillimit të prodhimit të Viagra-s me të cilën në të vërtetë, njerëzit jo shumë të instruktuar e njohin zotin Murad. Në fakt nuk ka dalë shpikje më e madhe nga një shqiptar. Nuk ka “invention” se sa thjesht viagra, por pikërisht acidit të jashtëzakonshëm që liron enët e gjakut. Bota si me këtë produkt apo “invention” dhe me viagrën ka ndryshuar, dhe unë në këtë shkrim, e kam për këtë të fundit si shpikjen më të madhe dhe të nderuar të shqiptarëve ku “tabu-ja” është një thellësi e madhe turpi, dhe mos njohje të madhe.

Problemi i dobësisë seksuale, e pamundësisë së një ereksioni jo vetëm në mosha të mëdha, por dhe në rini, në shtim të kërkesës, por sidomos në stabilizimin psikologjik dhe fizik të problemeve të mëdha të cilësisë së aktit seksual, i cili po arrinte të prishte marrëdhënie bashkëshortësh dhe lidhjeve dashurore. Askush nuk mund ta mohojë këtë revolucion në botën e qytetëruar, e cila ishte në një ngecje të jashtëzakonshme të pamundësisë seksuale. Tashmë në disa testata të mëdha të botës, kanë shkruar “urime viagra” dhe përmendin një “ereksion tashmë 15 vjeçar” të njerëzve që kishin nevojë për të. Në një roman të Philip Roth, flitet për një “kafshë të vdekur” që u ringjall, dhe mbas kësaj u formuan gjithfarë epitetesh dhe mënyrash për të sulmuar por dhe për të aprovuar, ku bota kishte të drejtën për të analizuar dhe për t’u gëzuar nga rezultati. Dikush donte të ishte gjallë, dikush i fortë, dikush i dëshirueshëm, dhe të tjera e të tjera, e shpikja e pilulës blu, bëri të vetën në këto 15 vite, dhe deri në ditët e sotme. U gjet një “burim i rinisë së përhershme” dhe me sa duket, këtu është suksesi i plotë i saj. Por ka edhe akuza. Ajo akuzohet se vret për arsyen e rrugës kardiake. Po, por dhe shumë sëmundjeve të rrezikshme. Rënia në frenim të deklarimit të problemit në ereksion, përdorimi i viagrës, nxjerr dhe problemet që dalin lehtë të anës kardiovaskulare. Efekt kolateral, ka qenë në fillim përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmentueshme, por tashmë është i kontrollueshëm si legjendë e të dikurshmes. Kurse xhiro e biznesit është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Tani në Itali, ka skaduar dhe breveti i prodhimit si dhe në disa vende të BE-së, dhe normalisht nga 2013-ta çmimi i varianteve të viagrës do të ulet në mënyrë drastike, sepse rradha e prodhuesve të lirë dhe me standard është tepër e madhe. Por unë e kam fjalën për kujdesin në përdorim, dhe në fund për turpin e madh të shqiptarëve për shpikjen e madhe të tyre. Janë 15 vite përdorim, dhe po ashtu 15 vite inkoshiencë përdorimi, por dhe mosnjohje dozaxhi dhe këshillimi te mjeku. Njohjen e sildenafil-it, dhe mekanizmit të aksionit e kanë mangët shqiptarët. Shumë studime që janë bërë në sistemin kardio-qarkullues, dhe sildenafil-i nuk ka akuzuar asnjë lëkundje të hedhjes kardiake, dhe nuk kompromenton asnjëherë qarkullimin në arteriet koronare. Në vullnetarët e shëndoshë një dozë prej 100 mg, nuk ka prodhuar asnjë efekt në elektrokardiogramë.

Por eksperiment është bërë dhe te pacientët me koronaropatia dhe mbas futjes së sildenafil, është vërejtur vetëm një ulje e lehtë e presionit sistolik dhe po ashtu e atij diastolik, gjithashtu dhe një reduktim të presionit polmonar sistolik në mesatare 8-9% dhe këtë gjë e vërtetojnë testata të mëdha botërore jo vetëm të mjeksisë, por dhe ato të përgjithshme si Times, Le Monde, Ëashington Post, Republica etj., etj. Në këto studime, që kanë marrë pjesë 3000 pacientë nga 19-87-të vjeç, është studiuar efekti pozitiv i sildenafil në pacientë me patologji të ndryshme si hiper tensioni, sëmundje kardiovaskulare, kardiopati iskemike, diabet, mellit, dëmtime të palcës së kurrizit, depresionit, por dhe prostatës. Pacientët mbas “soministracionit kanë vënë re një përmirësim të qartë në ereksion dhe përqindjet e studimit janë 62% janë përgjigjur pozitivisht edhe me dozën e vogël 25 mg, dhe 75% janë përgjigjur pozitivisht me dozën 50% dhe 82% me dozën 100 mg. Te ne, ka një problem të madh shpikja e shqiptarit të madh. Dr I.A. Jannini, ka shpjeguar qartë rrezikun e viagrës së prodhimit të pakontrolluar dhe përmirësimin e njerëzve që kanë probleme kardiovaskulare. Problem i madh është “viagra kineze” dhe prodhimet e tilla të afërta me elementë të rrezikshëm dhe të pa deklaruar dhe kontrolluar. Por ai thotë se viagra duhet marrë me recetë dhe kjo duhet të jetë e detyrueshme, pikërisht për faktin e rëndësishëm dhe të madh, sepse humbet mundësia për të bërë një diagnozë e mirë dhe e qartë sidomos e diabetit. Një pacient me impotencë në bazë vaskulare, në mënyrë frekuente ka një risk, të ketë ose një infarkt, ose një iktus brënda 10 viteve. Dakord, dhe kjo është tashmë e qartë, pse duhet kontrolli dhe i mirë biles. Viagra është ilaç i kontrolluar mirë, por mjekut i duhet të jap përgjigje pastaj, mbasi është bërë dëmi dhe nuk është konsultuar kush me të. Po, përgjigjen e rastit të humbur! Ka edhe abuzim dhe përdorim të kotë të saj. Ka abuzim më të madh me portofolin, dhe ekzagjerim që ka të bëjë me psiqikën e njeriut thotë doktori, që mori dhe të dhëna për përdorimin e saj në Shqipëri.

Në fakt problem i madh është viagra e pakontrolluar në Shqipëri. Çmimi i ndryshëm e të dyjave me “fitore” të viagrës jo qartësisht dhe standard të njohur dhe pranuar, është problem i madh. Problem tjetër i madh është turpi i meshkujve shqiptarë për të shkuar te mjeku. Turpi dhe mos deklarimi i problemeve të seksualitetit dhe sidomos marrëdhënies së tillë me partnerin në më shumë se dhjetë vite jetë së bashku. Probleme të mëdha të dozës dhe të aktivitetit seksual, në pjesën e rinisë për prestacion seksual, që kujtojnë se rritet numri i herëve dhe te të moshuarit, për ti bërë ato modele të “kafshës së fortë”. Modeli i paditur se “viagra” nuk punon qartë kur ndjenjat janë ndryshkur, ose punon dobët. Pyetësori në farmaci të Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe Shkodrës është një model që të jep të kuptosh, sa shoqëri retro jemi. E para, farmacistet femra nga dymbëdhjetë të pyetura, tre u përgjigjën se nuk mbajmë “plehra të tilla”. Kurse dy treguan dozën dhe e shoqëruan me një “paçi veten në qafë”. Kurse në dymbëdhjetë farmacistë, dhjetë u treguan të ndershëm duke thënë se “kjo nuk është viagra e sigurtë”, por nuk tregonin se nuk bën efekt, se sa bën dëm. Nga pyetjet dilte se njerëzit zakonisht vinin me turp, ose dërgonin pleq, që në fakt nuk e donin vetë viagrën. Përdorimi ishte kryesisht për moshat nga 40-60 vjeç. Në 90% të rasteve, nuk kishte asnjë recetë dhe nuk kishte kontakt me mjekun. Farmacitë e qarta për viagra ishin ato afër hoteleve, që shërbejnë kryesisht për seks rruge i futur tashmë në hotel, dhe nëpër plazhet e mëdha verës.

Kontrolli mbi medikamentin e famshëm dhe për variantet e tjera si Cialis, por dhe mënyra për ti shitur nën kosto është e rrezikshme, dhe jo viagra si medikament në vetvete. Pastaj është dhe problemi i medikamenteve të tillë të skaduar, që vazhdojnë të japin problemin e qartë të impotencës dhe mos prestacionit te ato që janë më të rinj dhe të shëndetshëm. Një shoqëri e turpshme dhe jo e hapur si e jona, bën gabime edhe të mëdha me viagrën. Një farmacist mik dhe tepër i respektuar, kur e pyeta si janë problemet me viagrën, a ka dhe sa kushton, më përgjigjet: E di si është puna, çdo gjë që do të kapërceje, të sforcojë, nuk është e mirë. Nuk duhet të ngatërrohet kush me të. Ju ka ikur jeta disave me këto mënyra. Po, dhe është e vërtetë në disa raste ekstremisht jo të ditur dhe ekstremisht në përdorim akut të papërshtatur. Por për ta mbyllur me optimizëm, mund të them se viagra në këtë 15 vjetor të prodhimit dhe futjes si shpikje e shqiptarit Murad, funksionon dhe është diçka që e ka fituar betejën e saj në botë. Puna është se në Shqipëri, gjithmonë nuk ka kontroll, nuk ka cilësi dhe nuk ka shoqëri të hapur e të qartë drejt qytetërimit. Nuk ka mjekësi profesionalisht të qartë dhe të sigurtë, dhe kjo është shumë keq. Kjo është e vetmja frikë si për çdo gjë tjetër. Ky është problemi i madh, dhe jo vetëm me këtë medikament, por për gjithçka. Pastaj “tabu-ja” mbi viagrën ka të bëjë me shoqërinë e cila akoma ka tabu seksin dhe rimodelimin e mendimit mbi të. Gjithsesi ky është realiteti dhe nuk mund të dalësh jashtë tij.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore1 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix6 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar6 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix6 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix6 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar6 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar6 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook