Lidhu me ne

Mix

Kush e shpiku futbollin, Kina apo Anglia?

What difference can data make to a football team? - Exasol

Së fundmi, në Britani në vizitën e Presidentit kinez, Xi Jinping, i cili është një tifoz i çmendur futbolli, yjet e këtij sporti që e mirëpritën u habitën kur ai u tha se futbolli ishte një shpikje e Kinës.

Por kjo nuk është një befasi për Kevin Moore, drejtor i Muzeut Britanik të Futbollit.

“Ndërsa Anglia është vendlindja e sportit siç e njohim sot, ne e kemi pranuar gjithnjë se origjinat i ka nga Kina”, tha Moore, teksa i tregoi muzeun Kryeministrit Xi dhe atij Cameron.

Por cilën pjesë të lojës shpiku Kina?

Britania gjithnjë i ka dhënë vetes meritën për shpikjen e lojës që tani ka çmendur të gjithë botën. Shefilld FC, klubi më i vjetër i futbollit në botë që ende luan, ishte i pari që vuri rregullat, atëherë mund të përdoreshin duart, lloji i futbollit që u eksportua në Australi.

Më pas, në vitet 1860, loja evoluoi në atë që njohim sot: të mos kapej me dorë, të luanin nga 11 lojtarë në çdo anë, të kishte goditje nga këndi dhe penallti, si dhe loja të zgjaste 90 minuta. Por cila pjesë e futbollit daton nga Kina?

Të gjitha shoqëritë njerëzore luajnë, por lojërat komplekse dhe skuadrat e futbollit janë zhvilluar më së shumti në qytetërimet e mëdha. Kjo nuk ka ndodhur gjithnjë, pasi grekët e lashtë për shembull preferonin sportet individuale dhe jo në grup.

Në Kinë, për 2000 vjet kanë luajtur lojën e “goditjes së topit”, njohur si cuju (lexohet tsoo-joo), fjalë që përdoret ende për futbollin në vend.

Lindja e futbollit kinez ishte në Dinastinë Sung që zgjati nga viti 960 deri në 1279 pas erës sonë. Futbolli i Kinës ishte pjesë e një kulture më të gjerë urbane të argëtimit. Në një version, ideja ishte të mbahej topi në ajër për sa më gjatë të ishte e mundur, por kishte edhe lojëra në skuadër ku ideja ishte të shënohej goli.

Një lojë e tillë, e luajtur nga profesionistët, përshkruhet në librat e famshëm të vitit 1120. Klubet e futbollit kishin menaxherë, trajnerë dhe kapitenë. Anëtarët ishin shpesh të rinj nga familje të pasura, por kishte edhe profesionistë shëtitës që përfshiheshin në skuadra të ndryshme.

Cuju luhej si një argëtim në bankete ose pritje të trupave diplomatikë të huaj. Edhe perandorët luanin futboll. Perandori Taizu nga Dinastia Sung ka një pikturë të vetën duke luajtur futboll.

Po rregullat cilat ishin? Në Dinastinë Sung kishte libra me ilustrime për rregullat e futbollit. Në to flitet për dy lloje kryesore të lojës, një me dhe një tjetër pa portë.

Porta ishte rreth 10 metra e lartë, me një rrjet të ngjyrosur dhe në mes një vrimë me diametër 30 centimetra.

Dy skuadrat vishnin fanella të ndryshme, për shembull të gjithë me të kuqe kundër atyre të veshur me të gjelbër. Kapitenët vishnin kapela të dekoruara me pupla. Një skuadër e fillonte duke pasuar topin te ndihmës-lideri, që ai pasonte atë pastaj liderit të topit ose atij që do të shënonte golin në vrimën e rrjetës. Pastaj skuadra tjetër e merrte topin dhe fillonte raundin e vet në të njëjtën mënyrë. Nuk kishte portierë. Skuadra që shënonte më tepër gola fitonte. Gjuajtjet e suksesshme duhet të nderoheshin me rënie të tamburit dhe verë.

Në rregullat e futbollit kinez, parashikohej edhe respekti i lojtarëve të tjerë, kortezia dhe shpirti i skuadrës. Nuk duhej të kishte sjellje të keqe, të mos luhej rrezikshëm dhe të mos ndërhyhej për të marrë topin. Çfarë kontrasti me atletët grekë për të cilët kishte rëndësi vetëm fitorja pavarësisht pasojave!

Disa lojtarë të rëndësishëm u bënë të famshëm dhe të pasur. Më të mirët ftoheshin në festimet perandorake. Por loja në thelb nuk rrotullohej te paratë ose fama. Në librin udhëzues, thuhet se futbolli ka në thelb promovimin e lumturisë dhe aktivizimin e të rinjve.

“Forcon trupin, mbështet tretjen dhe ndihmon kundër shëndoshjes”, thuhet në të. “Gjithashtu çlirohet tensioni, kënaq shpirtin dhe ndihmon në harrimin e problemeve ditore”, thoshte libri udhëzues.

Edhe gratë ishin tifoze të futbollit, këtë e përshkruan një poezi e shekullit 9. Por jo vetëm kaq, gratë gjithashtu luanin futboll, këtë e ilustrojnë pikturat, por edhe shkrimet nga dinastia Tang që sundoi nga viti 619 në vitin 907 pas erës sonë.

A mund të themi se futbolli e ka origjinën nga Kina?

Epo, është e vërtetë që kinezët kishin klube, rregulla dhe tifozë në më shumë se 1000 vite më parë. Por versionet e futbollit ishin ndryshe nga ato të atij modern krijuar në Shefilld në vitet 1860. Pati një kodifikim britanik të rregullave, ndaj mund të themi se Kina pati “goditjen e topit” (kickball), siç e quanin, ndërsa Britania i dha botës futbollin siç e njohim dhe luajmë sot. 

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore2 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix6 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar6 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix6 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix6 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar6 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar6 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook