Mix
Khaby Lame zyrtarisht ‘mbreti’ i TikTok, lë pas Charlie D’amelio
Khaby Lame zyrtarisht ‘mbreti’ i TikTok, lë pas Charlie D’amelio
Një ish-punëtor fabrike me origjinë nga Senegali zyrtarisht bëhet ylli më i ndjekur i TikTok në botë, njê charlie Chaplin i Jetës moderne.
Khaby Lame, 22 vjeç, ka kaluar balerinën 18-vjeçare Charli D’Amelio me një numër të madh ndjekësish prej 142,5 milion – 300,000 më shumë se ish numri një.
Ai iu bashkua platformës në Mars 2020 kur aplikacioni fitoi popullaritet gjatë pandemisë dhe ndjekësit e tij u rritën shpejt, falë videove virale.