Lidhu me ne

Radar

Drama ekonomike e shpopullimit

Shpopullimi dhe mungesa e forcës së kualifikuar punëtore është tani problemi më serioz i ekonomisë shqiptare

Klodian Tomorri, shpjegon skemat e vjedhjes së tokave në Shqipëri - NTV

Klodian Tomorri

Konsideroni vetëm një tregues. Në vitin 2013 vetëm 6 për qind e kompanive në Shqipëri identifikonin mungesën e forcës së kualifikuar punëtore si faktorin pengues më madhor në biznesin e tyre. Por në vitin 2019, shifra është rritur në 25 për qind.

Sot mungesa e punonjësve të kualifikuar listohet nga bizneset si pengesa e tretë më e madhe për të bërë biznes në Shqipëri. Por ky është treguesi mesatar, që përfshin si kompanitë shqiptare ashtu dhe ato të huaja. Nëse merren të ndara, në radhët e kompanive të huaja, mungesa e forcës së kualifikuar punëtore është pengesa më e madhe që po u frenon biznesin në Shqipëri.

Por pse ekonomia shqiptare ka përfunduar në këtë kurth të rrezikshëm. Përgjigjen e jep Banka Botërore. Sipas Bankës, emigrimi masiv i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera, i kombinuar me pjesmarrjen e ulët në forcën punëtore, ka reduktuar në mënyrë drastike punonjësit e kualifikuar dhe është duke kufizuar akumulimin e kapitalit njerëzor në ekonomi. Ky është një përfundim që mbështetet nga numrat.

Në vitin 2007, shqiptarët me gatishmërinë më të madhe për të emigruar ishin punonjësit me nivel të ulët arsimimi. Por në vitin 2018, raporti është përmbysur. Ata që emigrojnë më shumë janë të arsimuarit me universitet ose ata me arsim dytësor profesional. Për ta thënë shkurt, Shqipëria po braktiset nga njerëzit me produktivë.

Cila është pasoja që ka prodhuar ky fenomen? Një dramë e vërtetë që po rrezikon të ardhmen e ekonomisë kombëtare. Vrojtimi i Përbotshëm i Sipërmarrjeve që kryhet nga Banka Botërore ka gjetur se krahasuar me vitin 2013 vlera e shtuar për punonjës në Shqipëri është ulur me 31 për qind, ndërsa produktiviteti ka rënë me 16 për qind.

Pra, sot një punonjës në Shqipëri prodhon 31 për qind më pak se sa prodhonte në vitin 2013. Teksa njerëzit e arsimuar apo me aftësi profesionale largohen, ekonomia orientohet drejt sektorëve me produktivitet të ulët. Ajo që ndodh është një krijimi i një ekonomie primitive, që prodhon pak dhe paguan rroga të ulëta. Kjo është receta e mjerimit për një vend.  

Dhe në fakt kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë nëse shikon strukturën e rritjes ekonomike të vendit. Në dekadën e fundit, më shumë se 60 për qind e rritjes ekonomike të Shqipërisë është gjeneruar nga rritja e stokut të kapitalit. Rritja e numrit të të punësuarve ka dhënë pjesën tjetër, ndërsa produktiviteti ka kontribuar negativisht me 20 për qind.

Të dy faktorët e parë të prodhimit, si kapitali ashtu dhe puna, i nënshtrohen ligjit të të ardhurave marxhinale rënëse. Një ekonomie nuk mund t’i injektosh kapital fizik apo punë pambarimisht, sepse pas një pike të caktuar prodhimi marxhinal i tyre fillon të ulet derisa shkon në zero. Kjo ka filluar tashmë të ndodhë në ekonominë shqiptare. Kontributi i kapitalit dhe punës po zbehen gradualisht me ritme të shpejta duke bërë që potenciali i rritjes ekonomike të vendit të përgjysmohet, nga 6 për qind që ishte para një dekade në rreth 3 për qind aktualisht.

Shpopullimi dhe mungesa e forcës së kualifikuar punëtore është tani problemi më serioz i ekonomisë shqiptare. Shumë më serioz se sa krizat që burojnë nga ambienti i jashtëm e madje edhe se sa borxhi i lartë publik. Hapi i parë për zgjidhjen e kësaj krize të rëndë është të bindim qeverinë që ekziston.

Deri tani emigrimi masiv i shqiptarëve dhe shpopullimi i vendit nuk figuron fare si problem për qeverinë e Shqipërisë. Kjo është një ccështje për të cilën kryeministri madje bën edhe batuta. Por shpopullimi është sot armiku më i madh i të ardhmes së këtij vendi, I cili ka nevojë për një strategji kombëtare se si të ndalet. Sigurisht, jo duke kërkuar skllevër në Banlgadesh.  

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook