Radar
“Mes dallgëve Shqipëria ia doli”, ‘festa e nxituar’ e Ramës para 4 vitesh për procesin e integrimit
“Mes dallgëve Shqipëria ia doli”, ‘festa e nxituar’ e Ramës para 4 vitesh për procesin e integrimit
Vendet e Bashkimit Europian dështuan në misionin e tyre për të bindur Bullgarinë për të hequr veton ndaj Shkupit dhe për t’i dhënë dritën jeshile çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në samitin e BE të mbajtur sot, eurokomisionerët nuk ia dolën dot, por as plani i presidentit Emanuel Makron nuk e bindi Bullgarinë, duke shuar kështu shpresat sërish për Tiranën e Shkupin zyrtar.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria merr “JO-në’ për procesin e integrimit, edhe pse një status i kryeministrit Edi Rama 4 vjet më parë thoshte se Shqipëria ia doli të marrë datë për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar.
“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë? Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, shkruante Rama më 26 qershor 2022.
Pas këtij vendimi të pritshëm edhe pas rënies së qeverisë bullgare një ditë më parë, Rama duke folur mediat ishte tej i ashpër ndaj qëndrimit refuzues të Bullgarisë, duke deklaruar se është shtet rrëmujë dhe se një vend i NATO-s po mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s.
Pas këtij vendimi zhgënjyes, Shqipëria ka bërë të ditur se do të kërkojë ndarjen nga vlerësimi me Maqedoninë e Veriut për të mbetur edhe pas dy vitesh peng i përplasjes mes Sofjes dhe Shkupit.