Lidhu me ne

Mix

Pas moshës 40 vjeçare, jeta ndryshon. Mban pranë vetes ata që të bëjnë një person më të mirë

Why Your Metabolism Slows Down With Age

Pas moshës 40 vjeçare, jeta ndryshon. Mban pranë vetes ata që të bëjnë një person më të mirë

Pas moshës 40 vjeçare, jeta ndryshon. Nuk ke më dëshirë të merresh me drama, me konflikte, me të dhënëshpjegime për gjërat që bën. Fillon të bësh njëfarë “përzgjedhjeje”. Zgjedh të rrethohesh nga më pak persona, zgjedh përgjithësisht në heshtje, ndonjëherë edhe me zë. Fillon t’i përkushtohesh më tepër personave që janë në paqe me veten. Nis t’i shohësh gjërat ashtu siç janë, pa ekzagjerime dhe pa ua shtuar vlerat që mund t’u mungojnë.

Pjesën më të mirë të vetes ia kushton personit që di të shkojë deri në thellësi të qenies tënde. Disa gjëra mëson t’i mbash sa më pranë vetes dhe disa të tjera mëson t’i lësh të shkojnë. Pra, fillon të bësh njëpërzgjedhje mes gjërave me vlerë dhe atyre pa vlerë. Në fund të fundit, çfarë nuk ka vlerë, nuk të shërben. Kjo përfshin shumë gjëra: fjalë, persona, objekte.

Fillon të mbash pranë vetes vetëm çfarë të bën një person më të mirë. Për të tjerët, mëso të praktikosh artin e indiferencës. Kjo formë e artit nuk ka asnjëherë fund dhe nuk të bën kurrsesi arrogant, përkundrazi. Mund të dukesh egoist, por nuk ka rëndësi. Çdokush duhet të jetë nga pak egoist për të mbrojtur interesat e veta në jetë. Nuk ka asgjë të gabuar në këtë përfundim.

Nëse humbet kohë me njerëz dhe gjëra të pavlera, nuk të mbetet kohë për të mbajtur pranë vetes, ashtu siçduhet, ata që vërtet ia vlejnë. Mund të mendosh ndonjëherë se koha mjafton për gjithçka, por kur i kalon të 40-tat, e kupton se koha fluturon dhe nuk ia vlen të shpenzohet me persona dhe gjëra pa vlerë. Kjo është diferenca që bën në këtë periudhë të jetës, pra e kupton rëndësinë e kohës dhe vendos ta kalosh atëme ata që të bëjnë një person më të mirë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook