Radar
Në samit do shkojmë, çështja është me atlete apo këpucë
Nga Respublica.al
Në samit do shkojmë, çështja është me atlete apo këpucë
Kryeministri tha që nuk do shkonte në Samitin e BE-së sepse ishte ngopur me Jo-të e BE-së. Sot njoftoi se do shkojë se do të promovojë Ballkanin e Hapur.
Në fakt ky nuk është kryeministër, ky është Edi. Që këto di të bëjë.
Vite më parë, kur zotëria drejtonte opozitën, deklaronte se nuk merrte pjesë në reformën zgjedhore pa takuar paraprakisht Berishën. Dhe u bindën të gjithë se ky është një farë burri që vinte historinë para. Pastaj, një pasdite, hyri në mes të mbledhjes që kishte nisur ku me atë rast takoi edhe Berishën kryeministër. U dha një shfaqje nga ato që duken sikur lëvizin srategjitë, por që në fakt janë asgjë më shumë sesa mizaskena të një aktori të vockël.
Mbajmë mend tërmetin fiktiv të shkëmbimit të territoreve, tani Ballkani i Hapur, dikur zero probleme me fqinjët, e kështu me radhë.
Për të ardhur në pikën kur sot Shqipëria nuk ka realisht një politikë, por veç një përkundje rreth humorit të një njeriu që e di shumë mirë se edhe brenda shfaqjes personale është kukulla e atyre që vlejnë më shumë se ai dhe ku ai është një instrument. Ne të shpresojmë megjithatë se BE-ja do e marrë seriozisht kësaj radhe pasi përndryshe Irpin në Ukrainë do mbetet pa u rindërtuar. Dhe të mendosh që opozita po bërtet se z. Rama është në pazare të mëdha!!!