Mix
Tavolina ideale për darkën në shtëpi
Çdo ditë mendojmë si të bëjmë diçka të re, duam më të mirën në ambjentin që na rrethon për veten, familjen, miqtë. Kjo fillon me shtëpinë e re që mund të jeshë duke ëndërruar apo me ridekorimin apo rimodelimin e shtëpisë që ke.
Çdo cep i shtëpisë, kopështit, oborrit është një vend për t’u dekoruar me kujdes. Por dhoma e ngrënies, me gjithë dekorimin shoqërues, merr një rëndësi të veçantë. Një ambjent i këndshëm, një model i shtrimit të tavolinës, modern apo klasik, na bën të ndjehemi mirë, të jemi të ndryshëm.
Për të gjithë ju që doni të keni një model të ri apo të krahasoni modelin që keni me disa modele shumë të bukura, po jua përcjellim me setin e fotove. Aty do gjeni romantiken, klasiken, modernen. Ju vetëm zgjidhni.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu