Lidhu me ne

Radar

Ballkani i Hapur është asgjesimi i shtetit të Kosovës.

Në promovimin e librit historik për genocidin serb në Kosovë

HIGHLIGHTS/ Idetë kyçe; çfarë u tha në promovimin e

Instituti i Studimeve të Europës Juglindore dhe Partia Demokratike kanë organizuar sot promovimin e librit ‘Mos harro kurrë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1844-1999’, me bashkautorë anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane, Agim Aliçkaj dhe Prof. Dr. Nusret Pllana.

Ky promovim vjen një muaj pasi Parlamenti shqiptar “ngriti kartonin e kuq”, duke refuzuar njohjen e krimeve serbe në Kosovë përmes një Rezolutet, akt i dënuar nga kryetari i PD, Sali Berisha.

Ai e quajti këtë urdhër të Aleksandër Vuçiç.

Këto janë idetë kyçe të dala sot nga diskutimet në këtë ceremoni promovuese:

Sali Berisha

■ Tirana është sot, në raport me atë çka është më anti shqiptare, është një Beograd i vogël. Tirana e sotme është Tirana e 1945. Beogradi qeveriset nga një udhëheqës dokrinar në genocid. Vuçiç ka thënë në Parlament “për një serb do vrasim 100 muslimanë”. Tani në vend që Shqipëria të përdorë të gjithë forcën diplomatike të saj për ta dërguar në Hagë Vuçiçin, shndërrohet në avokat të tij në çdo takim, përfshi samitin e NATO-s. Çfarë ndryshimi ka udhëheqësi ynë në Tiranë me udhëheqësin e Beogradit? A nuk tha Ana Brnabic të njëjtat fjalë që tha Rama për masakrat në Kosovë? Në qoftë se në 1945 projekti ishte që Kosova është më e sigurt me Jugosllavinë, por edhe ne do shkojmë drejt saj me Titon sekretar të parë, çfarë po ndodh tani? Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës.

Enver Bytyçi, Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore

■ “Një ushtri e madhe perversësh me pushtet politik e mediatik në Shqipëri dhe në rajon, përpiqen që ne shqiptarëve të na bëjnë kolektivisht të harrojmë të shkuarën… Këta perversë na thoni “harrojini masakrat, harroni eshtrat e shqiptarëve të zhdukur në brigjet e Danubit dhe Savës, harroni ata 1400 fëmijë të vegjël që u vranë barbarisht prej Milosheviçit dhe Ministrit të tij të propagandës, Aleksandër Vuçiç, thjesht se këta fëmijë ishin trashëgimtarë të shqiptarëve”.

Agim Aliçkaj, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane

■ “Zonja ambasadore e SHBA, përfaqësuesja ime në vendin tim të dashur, Shqipërinë, t’i publikojë faktet për të ashtuquajturin korrupsion të doktor Berishës, ose t’i propozojë Departamentit të Shtetit ta tërheqë këtë vendim. S’ka tjetër, ose faktet, ose nuk ekziston. Ajo duhet ta kuptojë se miliona përkrahës të zotit Berisha nga të gjitha trojet shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha trojet shqiptare, sidomos në mërgatën shqiptare, i takojnë pjesës më pro-amerikane të kombit, më pro-amerikan në botë”.

Nusret Pllana, studiues: 

■ “Ka një garë mes Kosovës dhe Shqipërisë se kush importon më shumë produkte ushqimore nga Serbia. Duhet ta dini se është e provuar se këto produkte ushqimore janë të gjitha të kontaminuara për të na helmuar”.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix7 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix7 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar8 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar8 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix8 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar9 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar9 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet11 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar12 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook