Mix
Historia 10 vjeçare e Jennifer Aniston: Sallata e TikTok-ut nuk është e imja
Historia 10 vjeçare e Jennifer Aniston: Sallata e TikTok-ut nuk është e imja
Sallata, e cila është bërë virale në TikTok, përmban një kanaçe të tërë qiqrash
Sallata e famshme e TikTok-ut, që njihet si, sallata e Jennifer Aniston në të vërtetë nuk është e saja.
“Duket si një sallatë e shijshme…, por kjo nuk është ajo që kisha te “Friends””, tha Aniston për ELLE.
Aktorja e famshme konsumonte për drekë, çdo ditë për 10 vjet rresht të njëjtën sallatë, në xhirimet e serialit “Friends”.
Përbërësit kryesorë të sallatës së TikTok-ut janë: kastravec, quinoa, fistikë, qepë të kuqe, menexhik, majdanoz dhe grimca buke. Pasi lyhet me vaj ulliri dhe lëng limoni, sipër saj hidhet një kanaçe me qiqra.
Për shkak të përbërësit të fundit, Aniston pretendon se, sallata e bërë virale në TikTok nuk ka qenë kurrë dreka e saj e punës. Sipas “The People”, ajo tha se, nuk do të përziente aq shumë qiqra në sallatën e saj, pasi kjo nuk është e mirë për sistemin e saj tretës