Lidhu me ne

Radar

Shqipëria mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë/ Për 1 litër, një zvicerani i duhet të punojë 4 minuta, një shqiptari 55 minuta

Shqipëria mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë/ Për 1 litër, një zvicerani i duhet të punojë 4 minuta, një shqiptari 55 minuta

Shqipëria mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë

Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices.

Një shqiptar mesatar paguhet neto në muaj 410 euro. Kjo shumë përkthehet në 2.36 euro neto në orë. Kaq vlen ora e punës së një shqiptari mesatar.

Por, çfarë mund të blesh me një orë punë në Shqipëri? 1 litër naftë! Pra, duhet të punosh rreth 1 orë për të blerë vetëm 1 litër naftë në vendin tonë. Ndërkohë, me një litër naftë mesatarisht mund të përshkosh rreth 15 kilometra me makinë.

“Scan Intel” i ka analizuar shifrat pikërisht nga ky këndvështrim ndryshe dhe ka renditur të gjitha vendet e Evropës bazuar në orët e punës që duhen për të blerë një litër naftë. Krahasimi është bërë sipas pagës mesatare neto në secilin vend, dhe çmimit të përditësuar të naftës në secilin vend. Kemi marrë në analizë çmimin e naftës duke qenë se 75% e automjeteve në vendin tonë punojnë me naftë, por edhe sepse, Shqipëria është ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në glob, mes 167 vendesh, përcjell albinfo.ch.

Kështu, nga ky përpunim dhe analizim të dhënash rezulton se në Shqipëri nevojiten mesatarisht 55 minuta punë për të blerë një litër naftë. Në vend të dytë ndjek Ukraina, ku një litër naftë vlen 51 minuta punë. Në Moldavi një litër naftë vlen 50 minuta punë, dhe në Kosovë 47 minuta punë.

Me pas renditja vijon me Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ndërkohë, në vend të fundit, si shtetin ku duhet më pak “djersë” për të blerë një litër naftë, gjejmë Zvicrën, me vetëm 4 minuta punë.

Paradoksalisht, Shqipëria e vendit të parë në këtë renditje, dhe Zvicra e vendit të fundit, kanë një çmim nafte të njëjtë. Kjo do të thotë se ndërkohë që një shqiptari i duhen 55 minuta punë për të blerë një litër naftë, me të njëjtin volum pune, një zviceran mund të blejë plot 14 litra naftë. Në fund të tabelës gjejmë gjithashtu vende si Monaco, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Austria, Norvegjia, Gjermania etj.

Ndërkohë, Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices. “Scan Intel” ka bërë një analizë të zgjeruar mbi këtë, vetëm pak ditë më parë, ku të dhënat janë kryqëzuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të secilit shtet, nga ku rezulton se Shqipëria është një rast unik në botë, e renditur krah shteteve me një PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne mesatarisht.

Po krahasuar me pagën? Mesatarisht, vendeve të tjera, mes atyre me naftën më të shtrenjtë në botë, ku 9 janë shtete evropiane, i duhen 7.4 minuta punë për të blerë 1 litër naftë, pra rreth 7.5 herë më pak volum pune.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal4 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar4 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar4 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar4 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook