Radar
KE nuk merr parasysh këshillat strategjike të Ramës: Serbia duhet të zgjedhë
KE nuk merr parasysh këshillat strategjike të Ramës: Serbia duhet të zgjedhë
Bashkimi Europian nuk e ka marrë në konsideratë ofertën e shpjegimit strategjik të pozicionit të Serbisë, dhënë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Teksa ky ka sqaruar se Serbisë nuk i duhet bërë presion për raportet e veta me Rusinë, sot, Komisioni Europian ka kërkuar që beogradi të zgjedhë krahun nga do shkojë.
Ne e duam Serbinë të jetë me ne, por për këtë ne duam një evidencë të qartë se ky vend ndan vlerat tona, si sundimi i ligjit dhe demokracia dhe se ai refuzon invazionin rus
është shprehur në një intervistë për “Wienner Zeitung”, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen.
Mesazhi i saj është me natyrë politike dhe duket se përcjell një qëndrim të unifikuar të Brukselit: loja e dyfishtë në lidhje me Rusinë nuk mirëkuptohet më. Von der Leyen ka theksuar se të gjitha vendet që përmbushin kriteret e vendosura do të marrin menjëherë statusin e vendit kandidat. Ajo ka cilësuar Bosnje Hercegovinën si shembulli i një vendi që ka bërë përparim, ndonëse për Ballkanin Perëndimor BE-ja nuk po ja del të japë një mesazh të qartë.