Radar
Profil / Ervin Salianji, politikani që sfidoi mafian dhe shtetin
Nga “Minerva”
“Kije inat po jepi hakun ! “ – thotë një proverb . Kjo ka ndodhur edhe me Sekretarin për Aksionin Qytetar në PD ,Ervin Salianji i cili javën e fundit ka bërë atë qe askush nuk ka guxuar ta bëjë deri tani , jo vetëm nga politika por edhe nga ato institucione shtetërore qe e kane detyre kushtetuese ta bëjnë një gje te tille. Krejt i vetëm ai ka zbuluar , vizituar e fotografuar, filmuar dhjetëra plantacione te mbjella me droge ne disa rrethe te vendit dhe i ka denoncuar ato publikisht me prova e fakte . Një “guxim i marrë “ për kushtet e Shqipërisë qe kontrollohet nga bashkëpunimi krim- politikë qe do te thotë se për gjëra të tilla të ikën edhe koka. Salianji ka guxuar ti sfidoje te gjithë . majin , shtetin , politiken , medien etje .
Por më shume se gjithçka Salianji ka sfiduar vete PD-në sidomos atë pjesë të sajë qe e kane kontestuar e sulmuar vazhdimisht atë , hapur dhe fshehur , me akuza shpesh herë denigruese por asnjëherë te bazuar ne fakte e prova.
Salianji është përfaqësuesi tipik i politikanit te ri te ofruar ne krye te PD pas marrjes se drejtimit te saje nga z.Basha , Ne ndryshim me te tjerët ai arriti të behet shpejt publik fale guximit te tij për të denoncuar keqqeverisjen Rama ndërkohë qe “opozitare” e PD-istë te tjerë historik fshiheshin e fshihen ne mbrojtje te pasurive dhe privilegjeve te tjera te siguruara nga koha ne pushtet .
Ka sfiduar ne mënyre të vazhdueshme brenda dhe jashtë PD-se me qëndrimet dhe veprimet e tij te deritanishme. La vendin e tij te garantuar ne Kryesine e PD-se për te garuar për kreun e FRPD ku zhvilloi një gare dinjitoze me gjithsej kishte kundër pothuaj gjithë kryesine e PD-se dhe veçanërisht “ kasën” e vjetër të saje . Zhvilloi një debat e garë dinjitoze dhe me gjithë kontestimet e disa prej përkrahësve te tij pranoi me korrektësi humbjen për e vazhduar me tej karrierën dhe “betejën” e tij politike ne PD. Gjatë garës ne FRPD u vu nen akuza te renda te pa merituara e te pa vërtetuara nga medie afrer PD-se dhe politikane te lartë të sajë . Akuza kryesore ndaj tij ka qene, te pakte deri para se te denonconte publikisht plantacionet e hashashit , se ishte “soroist “ , qe nënkupton njerëzit e sponsorizuar në politikë nga Xhorxh Soros . Nuk kishte asnjë prove apo fakt qe e lidhte Salianjin me Sorosin dhe investimet e tij dhe nuk është kuptuar kure qarte pse kundërshtarët në PD e rreth saje cilësonin si te tille .
Pas zgjedhjeve ne FRPD dhe paraqitjes dinjitoze te tij ne debat dhe gare , Basha i besoi një prej posteve kryesore ne PD , Sekretarin për Aksionin Qytetar , një detyre qe e ka kryer me sukses duke bere diferencën me shume prej sekretarëve e drejtuesve te tjerë ne PD. Nga rastet e rralla qe Basha ka qellur ne shenje e nuk e ka “dhjerë” në përzgjedhjet e tij ne drejtimin e PD.
Nuk është konformist jo veten ne përballje me kundërshtarin politik por edhe ne zhvillimet brenda PD-se. Ishte i vetmi qe kundërshtoi hapur ne mbledhjen e kryesisë se PD rikthim me ish ministrave ne krye të qarqeve duke i akuzuar at si përgjegjësit e humbjes se zgjedhjeve dhe gjendjes aktuale rakitike te opozitës. Ky qëndrim dinjitoz me shume se politik i ka shtuar “armiqtë” dhe mllefin e tyre brenda PD-së gje qe ka çuar ne një pothuaj fushate te përditshme për denigrimin e figurës politike e morale te tij .
Por sot pas “sfidës se tij te përgjithshme “ me përballjen me hapur me prodhimin e trafikun e drogës, krimin me te organizuar ne Shqipëri , shtetin dhe politikën askush nuk ka me te drejte te flasë. Sigurisht qe “armiqtë” e tij ne PD dhe përreth saje nuk kane për ta gëlltitur lehte këtë arritje e sfide njëkohësisht te tij edhe pse nuk besoj se kane me gje për te thënë. Shpresoj te heshtin . te paktën përkohësisht .
Edhe një gjë te fundit për Salianjin . Për te gjithë ata qe janë skeptike për te tashmen e te ardhmen e politikes se PD-se dhe asaj shqiptare , ky është rasti për te besuar se ka ende mundësi e shpresë për me mirë .
Ky profil është i mbështetur mbi ato qe z. Salianji ka thënë e bërë deri me sot. Shpresojmë shumë ta ruaj ketë profil politik e moral deti ne fund . Ka shumë precedentë ne politiken shqiptare e ne PD që e kane nisur mire por e kane dhjerë rrugë e kanë përfunduar keq . Por kjo nuk na heq te drejtën te besojmë e shpresojmë qe Salianji te beje diferencen te mos e “dhjesë “ në te ardhmen si te tjeret .
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu