Lidhu me ne

Kryesore

Harta e re gjyqësore, Berisha: Reforma e Soros shkatërroi drejtësinë, Apeli sundohet nga çifti Sadushi

Harta e re gjyqësore, Berisha: Reforma e Soros shkatërroi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me avokatët për të folur mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartës së re gjyqësore.

Në tryezën e përbashkët me avokatët dhe ekspertë në fushën e drejtësisë, Berisha u shpreh se harta e re gjyqësore e miratuar është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Berisha tha se reforma e George Soros shkatërroi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në një kohë kur supozohej që reforma t’i jepte shqiptarëve një sistem më të drejtë.

Kryedemokrati tha se qëllimi i Edi Ramës është të përqendrojë në duart e tij drejtësinë. Ndërkaq Berisha shtoi se drejtësia në Shqipëri ka në krye një ‘satrap’ siç është Sokol Sadushi i cili ka përqendruar të gjitha çështjet në duar. Kryedemokrati tha se Rama po synon që gjykimin në Apel t’ia dorëzojë bashkëshortes së Sadushit, duke e kthyer Apelin në sundimin e çiftit Sadushi.

“Harta e re gjyqësore e cila vjen në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shqipëria kaloi në një proces unik në planetin Tokë. Asnjë vend asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një veni tjetër një kombi sistemin e drejtësisë, siç e shkatërroi reforma e Soros drejtësinë në Shqipëri. Një reformë do të synonte që shqiptarët të kishin një sistem më të drejtë, dhe kjo reformë e rrënoi.   

Një nga megaferat korruptive më të mëdha të kohës. Për të mbyllur gjithë këtë katastrofë kërkojnë të ndërtojnë një hartë të re gjyqësore e cila vjen në kundërshtim flagrant të largësisë për ofrimin e këtij shërbimi. Tani kërkojnë ku është qëllimi. Të përqendrojnë vendimin.

Çfarë ndodh sot në drejtësinë shqiptare? Drejtësia shqiptare ka një satrap, dhe ky satrap quhet Sokol Sadushi. Në gjykatën e Lartë asnjë çështje nuk del pa shqyrtim pa vendosur Sadushi. T gjitha çështjet me shtetin administrative i shqyrton Kolegji Administrativ që kryesohet nga Sadushi. Të gjitha çështjet për energjinë, karburantin kanë anëtar këshilli Sadushin. Edi Rama kërkon ta përqëndrojë gjykimin në Apel në dorë të bashkëshortes të Sadushit, Edlira Petro, e cila edhe sot bën ligjin, bën dalldi. Gjykata e Apelit është e tëra në sundimin e çiftit Sadushi. Tani që Rama të ushtrojë kontrollin total në të gjitha çështjet duhet që kjo gjykatë të jetë në Tiranë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Temporal2 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar2 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore2 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix2 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix2 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix2 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix2 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix2 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook