Lidhu me ne

Mix

Si ta dalloni një njeri që është shenja e Ujorit?

Si ta dalloni një njeri që është shenja e Ujorit?

Si ta dalloni një njeri që është shenja e Ujorit?

Linda Goodman është njëra nga personazhet më të famshëm në botën e astrologjisë për shkak të përshkrimit shumë të saktë që ajo ka bërë për të gjitha shenjat. Më poshtë do ju njohim me karakteristikat kryesore të shenjës së ujorit.

Shumë njerëz i bën kuriozë ylberi. Fëmijët e ndjekin, shkencëtarët e studiojnë, ndërsa ujorët jetojnë në të. Ai e zbërthen atë pjësë më pjesë dhe në fund gjithsesi beson tek magjia e tij. Nuk është e lehtë të besosh tek diçka, pasi ke kuptuar nga çfarë përbëhet ajo në të vërtetë.

Si “Liza në Botën e Cudirave”, me një ujor duhet të përgatiteni për çdo të papritur. Të sjellshëm dhe ndonjëherë të qetë, ujori pëlqen të sfidojë opinionet që i duken të padrejta. Këta shpirtra të butë dhe të hapur do ju habisin me deklaratat e papritura që do bëjnë atëherë kur s’e prisni. Ujori do shfaqet këmbëzbathur ose me këpucët më të shtrenjta,e rëndësishme është që ai të ndihet rehat me to. Refuzimi i tyre ndaj konformitetit tregohet në çdo moment.

Do ta njihni një ujor nga përdorimi i shpeshtë i fjalës “mik”. Kurioziteti i tij i dukshëm e fut gjithmonë në mistere të reja, dhe misteri i rradhës mund të jesh ti. Personi që duket se e ka mendjen kilometra larg, por që po të analizon deri në detaje mikroskopike,është me siguri një ujor. Fëmijët, politika dhe sportet e intrigojnë atë. Ashtu siç bëjnë edhe kuajt, zbulimet shkencore, astronomia, Louis Armstrong dhe pijet alkolike. Ata dashurojnë lirinë, kanë shumë sens humori, mund të jenë perversë dhe origjinalë, dhe duan pavarësi. Nëse një marrëdhënie nuk është interesante, ata mërziten shpejt dhe e lënë. Nuk ka asgjë më zhgënjyese për një ujor sesa të zbulojë që s’jeni aq interesant sa mendonte. Pavarësisht se kanë shumë miq, ata e kanë shumë të vështirë të krijojnë marrëdhënie intime. Mos u habisni nëse një moment ata do ju bëjnë një pyetje pa takt ose shumë personale.

Ka një lloj magjie, një lloj misteri në sytë e tyre brenda të cilës nuk mund të depërtosh. Ata kanë ngjyrë kryesisht blu, gri ose jeshile. Flokët janë kryesisht të drejta dhe shumë të buta, bjonde ose gështenjë. Kanë pigment lëkure të zbehtë dhe janë më të gjatë se mesatarja. Zakonisht kur mendohen ose bëjnë një pyetje, ata anojnë kokën duke pritur reagimin tuaj. Ujorët kanë një lloj dualiteti gjë që bën që shpeshherë tek femrat të ketë disa karakteristika mashkullore dhe e kundërta.

Njerëzit që e rrethojnë keqkuptohen shumë shpesh më një ujor, pasi ata e kanë të vështirë të arrijnë ritmin e mendimit të tij. Astrologjia tregon se mendimet e ujorit janë 50 vite para mendimeve të të gjithë njerëzimit. Kjo njihet si shenja e gjenialitetit, por edhe si shenja e lidhur me shumë sëmundje mendore. Ujorët kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të qetësuar fëmijët ose personat e nervozuar. Mos u mundo të ndërpresësh qetësinë e një ujori, sepse ai e ka shumë të nevojshme. Kur do të jetë vetëm, do të jetë vetëm!

Ujorët konfliktohen shpesh me njerëzit për shkak se nuk u pëlqen t’i kufizojnë por edhe sepse janë plot me surpriza. Një ujor e ka shumë të vështirë të krijojë besim, dhe këtë gje e bën vetëm pasi ka njohur çdo anë të fshehtë tuajën. Ai është një mik kaq i ngushtë sa është i gatshëm të pozicionohet kundër të gjithëve atyre që ju kanë inat. Ndonëse kanë probleme me kujtesën, aftësia e tyre e përqëndrimit është e frikshme.

Çfarë duhet të keni parasysh për ujorët është që urrejnë genjeshtrën dhe mashtrimin, si dhe shmangin borxhet. Nëse i merrni para një ujori mos ja jepni më sepse ai u aka falur. Një premtim i thyer ose një një borxh i keq do e prishë marrëdhënien tuaj me një ujor. Sado që ata e kanë inat hipokrizinë, ndonjëherë do ju kthejnë përgjigje kaq të zgjuara sa do ju krijojnë përshtypje jo të vërtetë. Ka gjithmonë një ideal brenda tij, një ndjenjë optimizmi dhe dhe besimi të verbër. Ujorët janë të sjellshëm por nuk do hezitojnë të denoncojnë një padrejtësi. Mos kufizoni lirinë e një ujori, asnjëherë! Ajo për ta, është e shtrenjtë!

Burimi: Cyber Space / Linda Goodman

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix13 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix13 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar14 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix14 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix15 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore15 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore18 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar18 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix2 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook