Lidhu me ne

Mix

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i shohësh

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Ndoshta ke parë “Shok”, “The Van”, apo të tjerë filma me metrazh të shkurtër, ama mund mos të të ketë rënë rasti të shohësh disa të tjerë. Për këtë, kemi përzgjedhur një listë të gjatë me disa sugjerime nga kinematografia shqiptare. Mund t’i shijosh, vlerësosh, apo të sugjerosh edhe të tjerë tituj. Sigurisht, mund t’i analizosh edhe me një sy kritik.

24 orëshi i një 10,000 lekëshi (2007)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 20 minuta
Subjekti: Rrugëtimi i një kartëmonedhe 10,000 lekëshe, e cila kalon dorë më dorë dhe tregon situata dhe karaktere të ndryshme. Filmi nuk ka personazhe kryesore dhe gjithçka vërtitet rreth një 10,000 lekëshi.

Më në fund në shtëpi (2014)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 18 minuta
Subjekti: Në një makinë e cila përshkruan trajektoren Berat-Tiranë, rrëfehet një situatë e cila përcjell një mesazh të qartë: shoqëria po humbet një prej virtyteve më të rëndësishme të saj, atë të shprehisë dhe komunikimit me fjalë.

100 kafe (2008)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kategoria: Animim
Subjekti: Personazhi kryesor, tipik metropolitan, nuk e mat më kohën me njësi matëse, por me filxhanë kafe. Gjatë kësaj “matjeje”, pret fatin t’i trokasë në derë, nga kafeja e mëngjesit, e deri te filxhani me çaj kamomili dhe valiumi i darkës. Por, nga ta dijë i gjori që në çdo çast e përzë fatin, i cili i qaset në mënyrë jo-konvencionale?

Shelgu dhe Kungulli (2010)
Kohëzgjatja: 12 minuta
Subjekti: Një shelg dëshironte të bëhej një pemë e lartë, që mos të mbetej gjatë gjithë jetës një pemë që loton. Për të realizuar këtë qëllim, i kërkon ndihmë një kungulli. Por si mund ta ndihmojë një kungull një shelg?

Lena dhe Unë (2011)
Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 15 minuta
Subjekti: Lena dhe Ardi janë një çift emigrantësh në Amerikë, të martuar prej këmbënguljes së prindërve respektivë, të cilët donin të mbanin të gjallë traditën. Fillimisht, përjetojnë momente komike dhe të ëmbla, derisa arrijnë në një përfundim: të jetojnë edhe për veten! Bazuar në një histori të vërtetë.

The Planting of Trees (2021)
Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 30 minuta
Subjekti: Historia e një nëne, e cila kërkon me ngulm varret e bijve të saj që vdiqën në burg.

Thurje #Hashtag (2021)


Kohëzgjatja: 23 minuta
Subjekti: Zana krijon një jetë virtuale me miq dhe njerëz të pasur dhe të rëndësishëm, të cilët në realitet nuk ekzistojnë.

More Beautiful than the Spring (2017)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 10 minuta
Subjekti: Një grua, në mënyrë krejt të papritur kupton se jeta e saj është thjesht një ëndërr.

Feral (2015)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 24 minuta
Subjekti: Një djalë i rritur në fshat lufton me të gjitha mënyrat për t’u shkëputur nga mendësia e prapambetur, me qëllim që të edukohet.

Toni (2021)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 15 minuta
Subjekti: Historia e një djaloshi emigrant, i cili detyrohet të lërë në Shqipëri dhe të dashurit e tij, për të gjetur një të ardhme më të mirë përtej kufijve.

Hekurishtja (2007)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 25 minuta
Subjekti: Një familje e varfër përpiqet që të mbijetojë. E vetmja mënyrë është duke shitur bakër dhe skrap. Si pasojë e varfërisë, familja nuk përjeton dashuri, mirëqenie, apo përkujdesje, ndaj protagonisti dhe i biri 12-vjeçar detyrohen të vjedhin që të sigurojnë jetesën.

Cheating for Papers (2016)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 19 minuta
Subjekti: Merita e ka pranuar martesën për letra të bashkëshortit të saj, Azemit. Ngjarjet trazohen kur Anna, gruaja gjermane këmbëngul të vizitojë Kosovën dhe vendet ku Azemi është rritur.

Bini (2018)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 20 minuta
Subjekti: Një djalë i vogël, i cili vuan dramën e luftës, lidhet shumë me një karamele, ndërkohë që familjarët e tij detyrohen të bëhen refugjatë.

Granatë (2016)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 18 minuta
Subjekti: Në veri të Shqipërisë, dy fëmijë të pafajshëm vuajnë efektet e luftës. Në të njëjtën kohë, në Londër, një arkitekt ndan përvojën e tij dhe idenë e projektit të ri, i cili do të sigurojë strehë për refugjatët sirianë në Mbretërinë e Bashkuar.

A Country of Two (2016)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 10 minuta
Subjekti: Pas rënies së regjimit komunist, dy prindër nisen me këmbë me vetëm një qëllim: të kalojnë kufirin grek. Në rrugëtimin e tyre nuk kuptohet nëse ata janë të martuar sepse e duan njëri-tjetrin, apo sepse duhet të jenë me njëri-tjetrin.

Dita e fundit e Loro Shestanit (2012)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 30 minuta
Subjekti: Tranzicioni i Shqipërisë e detyron Loro Shestanin të dorëzohet. Gruaja i ka vdekur, e bija ka emigruar në Itali dhe ka harruar rrënjët; deti nuk i ofron më peshq…Loro detyrohet që brengat e tij t’ia tregojë pëllumbave.

Muri (2009)

Filma shqiptarë me metrazh të shkurtër që duhet t’i
Kohëzgjatja: 39 minuta
Subjekti: Çfarë të shkon në mendje kur në realitet ke vetëm disa orë jetë?

Burimi: IMDb

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook