Lidhu me ne

Mix

Kit Harington do të rikthehet me rolin e ‘Jon Snow’ në vazhdimin e “Game of Thrones”

Kit Harington do të rikthehet me rolin e 'Jon Snow' në

Kit Harington do të riprodhojë rolin – e serialit ende pa emër nw HBO – duke e zgjeruar potencialisht botën e George RR Martin përtej materialit burimor.

Një vazhdim spin-off i Game of Thrones me qendër Jon Snow është në zhvillim të hershëm në HBO, me aktorin Kit Harington që do të kthehet në rolin e tij.

E konfirmuar për herë të parë sot nga ‘Hollywood Reporter’, shfaqja e paidentifikuar deri më tani do të zhvillohet pas ngjarjeve të “Game of Thrones”, e cila u shfaq për gati një dekadë midis viteve 2011 dhe 2019 dhe u bë një nga serialet më të mëdha televizive të të gjitha kohërave.

I vendosur në botën e librave fantazi të George RR Martin, shfaqja e re është e para nga ‘spin-off-et’ e shpallura më pas të “Game of Thrones” që do të jetë një vazhdim dhe një shenjë që HBO do ta zgjerojë botën e Martinit përtej materialit burimor, duke rihapur atë që mendohej më parë se mund tw ishte fundi i sagws.

Martin nuk ka përfunduar ende shkrimin e librave, dhme fansat që kanë pritur 11 vjet deri më tani për të gjashtën nga shtatë librat. Përshtatja e HBO përfundoi me Snow, që më parë mendohej se ishte djali bastard i Ned Stark, duke kuptuar se ai mund të ishte një trashëgimtar i fronit të hekurt. Në skenat e fundit, Snow shkoi në mërgim nga Westeros për të filluar një jetë të re.

Deri më tani është e pakonfirmuar nëse ato pak fytyra të njohura që jetonin ende në fundin famëkeq e të tmerrshëm të serialit– si gjysmëvëllezërit e tij Arya Stark (Maisie Williams) dhe Sansa Stark (Sophie Turner) – mund të shfaqen në shfaqje.

Spin-off i ardhshëm i HBO “House of the Dragon”, i vendosur 200 vjet përpara “Game of Thrones”, do të fillojë më 21 gusht. Spin-off të tjera të konfirmuara më parë nga HBO përfshijnë “Tales of Dunk and Egg”, “10,000 Ships” dhe “Nine Voyages”, të cilat janë të gjitha paraprirje.

Harington u nominua për dy çmime Emmy për performancën e tij si Jon Snow. HBO nuk ka pranuar të komentojë lidhur me këtë lajm dhe as përfaqësuesit e Kit Harington.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook