Lidhu me ne

Radar

Kemi një bandë shtet që i ka mbyllur portat e komunikimit

Kjo qeveri ose kjo bandë shtet ka përdorur një strategji të mirëmenduar, se si ta…është ajo anekdota e bretkosës që nëse e hedh në një bretkosë më ujë që zien ajo hidhet menjëherë se e djeg dhe del nga kazani.

12
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja e sheh si një situatë paralize atë që po ndodh në vend me reagimin qytetar ndaj rritjes së çmimeve.

Lubonja tha në emisionin “Open” në News24 se kemi të bëjmë me një bandë shtet që i ka mbyllur portat e komunikimit, teksa foli për një strategji që qytetarët të mos reagojnë.

“Jam dakord me analizën që bëri Arlinidi përgjithësisht dhe veçanërisht me faktin se kemi një qeveri që nuk është puna se kush e bën protestën tek e fundit, por çfarë denoncohet.

Kur ke të bësh me njerëz të përgjegjshëm, me njerëz që mendojnë racionalisht për interesa, pavarësisht se kush e bën protestën, po qe se ajo gjëja qëndron, duhet reflektuar.

Këtu kemi një qeveri që i ka mbyllur portat, hap Ballkanin, por i ka mbyllur portat për çdo lloj zëri, për çdo lloj komunikimit; që opozitës i thotë se ca jeni non grata, ca nuk ekzistoni; që shoqërisë civile i thotë ku e keni varrin t’ju vë ca lule; që mediave iu thotë kazan. Kemi të bëjnë me një bandë shtet.


Njerëzit nuk shkojnë në protestë, pse nuk shkojnë, e kanë fajin këta? Mendoj që këtu përveç të tjerave, kjo qeveri ose kjo bandë shtet ka përdorur një strategji të mirëmenduar, se si ta…është ajo anekdota e bretkosës që nëse e hedh në një bretkosë më ujë që zien ajo hidhet menjëherë se e djeg dhe del nga kazani.

Ndërsa kur e vë në një kazan që ngrohet ngadalë ajo nuk lëviz deri sa të ngordhë. Kjo është një lloj strategjie indiferentizmi ndaj çdo gjëje, mbyllja e çdo lloj dialogu me të tjerët që të çon pastaj te kjo që njerëzit humbasin atë entuziazmin, dëshirën për të shkuar sepse mendoj që te protesta ka dhe një element psikologjik.

Në qoftë se ke një qeveri të përgjegjshme, politikanë të përgjegjshëm, ata që ta dëgjojnë zërin… dolën pak sot supozojmë, por thanë ca gjëra të arsyeshme, nesër në qoftë se ti ia dëgjon zërin, pasnesër në një rast tjetër do dalin më shumë sepse unë e ndiej që zëri im llogaritet.

Por kur përdoret kjo strategji që sado që ti të dalësh ti nuk llogaritësh, atëherë shqiptarët zgjedhin emigrimin.


Edhe partitë politike mund të përdorin këto çështje dhe nxjerrin më shumë njerëz. Partitë politike për të bërë real politikë janë grupe interesi, nuk janë thjesht shoqëria civile.

Kanë grupe interesi që lidhen me pushtetin dhe kanë krijuar një lloj elektorati që i ndjek nga mbrapa, por që me kohën, me zhvillimet që janë bërë, me korrupsionin që kanë treguar kur kanë ardhur në pushtet, kanë humbur dhe nuk ndërtojnë dot një masë kritike. Çështja qëndron, është e drejtë, pse nuk e dëgjon, pse gënjen.


Është një situatë paralize e vendit. Unë për shembull i kam mbështetur të gjitha opsionet se çfarë mund të bëhet, duhet forcë e re”, deklaroi Lubonja.

MË TEPËR

Aktualitet57 minuta më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix2 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix2 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook