Lidhu me ne

Mix

Regjimi ushqimor/ Si të parandaloni dehidratimin në verë

Kur trupi jonë nuk merr ujë mjaftueshëm për të kryer në mënyrë korrekte funksionet e tij, gjendemi përballë dehidratimit. Ka disa ushqime që mbajnë sasi të madhe uji që ndihmojnë në parandalimin e dehidratimit.

Marrja e sasisë së nevojshme të lëngjeve (që ndryshon nga mosha, pesha dhe gjinia) nuk garantohet vetëm nga lëngjet, por dhe ushqimi i fortë. Sipas OBSH, në fakt, 20% e racionit të përditshme të lëngjeve që trupi ka nevojë vjen nga frutat e perimet.

Disa grupe popullsish duhet të kenë kujdes më të veçantë për rrezikun e dehidratimit. Kjo pasi, për një arsye apo një tjetër, organizmi i tyre humb më shumë lëngje përmes djersës, urinimit, etj. Këta janë:
Fëmijët
Të moshuarit
Atltetët
Gratë shtatzëna
Të sëmurët kronikë.

Kush i përket këtyre kategorive duhet të ketë pra më shumë kujdes të konsumojë ujë dhe ushqime të tjera të pasura me lëngje.

PARANDALIMI I DEHIDRATIMIT NE TAVOLINE

Ushqimet që konsumojmë na japin rreth 30% të lëngjeve të nevojshme për trupin tonë ndërsa 70% vjen nga pijet. Për të pasur një regjim ushqimor të ekuilibruar është e nevojshme të dini se cilat janë ushqimet solide që kanë një sasi më të madhe uji.

Perimet

Perimet kanë një sasi të mirë vitaminash dhe nutrientësh të rëndësishëm për shëndetin. Disa prej tyre kanë më shumë ujë se të tjerat. Sallata jeshile për shembull është ndër ushqimet më të përshtatshme në një regjim ushqimor kundër dehidratimit. 95% e saj përbëhet nga ujë, dhe me freskinë e saj është një përbërës perfekt për sallatat në verë.

Të tjera si brokoli, spinaqi dhe karota gjithashtu janë të pasura me to. Ideale do të ishte të gatuheshin në avull për të ruajtur përbërësit e tyre.

Frutat

Sharqiri, agrumet dhe frutat e tjera të stinës janë një burim i rëndësishëm lëngjesh. Përveç përfitimeve ushqyese, përfshirja e tyre në vaktet e ditës ndihmon dhe në rregullimin e tensionit të gjakut. Mund ti hani frutat si ëmbëlsirë, si mesvakt apo të përgatisni dhe lëng të shtrydhur e lëng natyral frutash.

Ushqime të tjera që përmbajnë ujë

Salsat dhe supërat janë ushqime që na japin edhe ujë. Në të njëjtën mënyrë mund ti konsumojmë si kremë, smoothie, frulator apo dhe akullore. Pra ka shumë varietete dhe ju nuk do të mërziteshit kurrë me to.

Makaronat dhe drithërat për të parandaluar dehidratimin
Orizi thith një sasi të konsiderueshme uji gjatë zierjes. Më shumë se 70% e makaronave të gatuara përbëhet nga lëngje. Këto ushqime kanë avantazhin se mund të konsumohen të ngrohta apo të ftohta.

KËSHILLA PËR TË PARANDALUAR DEHIDRATIMIN

Dhe kur nuk keni etje, nuk do të thotë se organizmi nuk ka nevojë për sasi të vogla lëngjesh. Për këtë arsye duhet të mbani gjithmonë një shishe ujë para syve për tu kujtuar që të pini rregullisht gjatë ditës.

Për ata që nuk janë mësuar ka pije të tjera që ju ndihmojnë, si çajrat dhe kështu do të pini më shumë. Sigurisht që nuk është e detyrueshme të pini vetëm ujë. Është provuar që pimë më shumë kur mund të zgjedhim çfarë pije duam.

Në përgjithësi ekspertët këshillojnë të pihet, në rastin e një personi të rritur, dy litra ujë në ditë për të shmangur dehidratimin.

SIMPTOMAT E DEHIDRATIMIT

Etje
Lodhje
Nauzea dhe marramendje
Goja e thatë
Sytë e thatë
Dhimbje koke
Ngërçe
Ndryshime të ngjyrës së urinës

Për të parandaluar dehidratimin, duhet të keni një stil jetese të duhur, në çdo stinë të vitit. Gjatë muajve të nxehtë, duhet të keni më shumë vëmendje sasinë e duhur të ujit. Si gjithmonë, parandalimi është më mirë se shërimi për të shmangur rreziqet e shëndetit.

/ MeMjekun.com

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook