Lidhu me ne

Mix

Përse duhet të jemi esëll për analizën e gjakut?

gjaku analize

Analiza e gjakut është mes analizave mjekësore më të zakonshme të cilat japin mjaft informacion mbi gjendjen shëndetësore të një personi. Për këtë arsye, konsiderohet një analizë rutinë bazë për të gjitha procedurat mjekësore.

Përmes saj analizohen parametra të ndryshëm dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet sa herë dyshohet ndonjë shqetësim shëndetësor. Mjeku do të shohë vlerat e parametrit referues. Për shembull për niveli e glukzoës në gjak që mat sasinë e qelizave në gjak.

Zakonisht analizat bëhen në mëngjes dhe esëll, pra mos të keni ngrënë dhe pirë gjatë tetë orëve të fundit. Por pse duhet kjo dhe pse ka analiza gjaku që nuk e kërkojnë domosdoshmërisht atë.

PËR ÇFARË DUHEN ANALIZAT E GJAKUT?

Një analizë gjaku do të thotë marrja e një kampioni gjaku nga personi dhe më pas analiza laboratorike. Përmes saj ekzaminohen vlera të ndryshme me qëllim informacionin mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore, apo në veçanti të një organi.

Në rastin e dytë e nevojshme është analiza e llogaritjes së gjakut (hemokromo), e cila mat përnqëdrimin e çdo lloji qelize gjaku, si ato të kuqet, të bardhat dhe trombocitet. Përveç kësaj, tregon dhe formën e qelizave për të vlerësuar anomali të ndryshme.

Në të njëjtën mënyrë, mund të kontrollojmë shumë vlera të tjera biokimike, si përqëndrimi i glukozës në gjak apo hekurin. Në këtë grup përfshihen dhe parametrat e kolesterolit, trigliceridet, enzimat e tiroides etj.

Të gjitha këto parametra janë thelbësore për të përcaktuar një patologji të caktuar. Vlerat e enzimave tiroidale mund të tregojnë një sëmundje të tiroides, ndërsa ato të hekurit dhe elemente të tjerë të lidhur vlerësojnë kuadrin e anemisë. Analizat e gjakut kërkohen edhe kur dyshohet prania e ndonjë neoplazie. Gjatë zhvillimit të saj në fakt, ajo lëshon në qarkullimin e gjakut substanca specifike.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME TË JENI ESËLL?

Këshillohet që kur të bëni analizën e gjakut të jenëi esëll. Pra do të thotë që në 8 orët e fundit apo gjatë natës as të mos keni ngrenë e pirë gjë, përveç ujit. Kjo pasi ushqimet dhe pijet përthithen në gjak dhe mund të ndryshojnë disa parametra.

Megjithatë kjo është relative dhe varet nga parametri që do analizohet. Në rastin e hemokromës nuk është i nevojshëm të jesh esëll. Ndërsa për të vlerësuar vlerat e glicemisë duhet të keni ngrënë apo pirë për herë të fundit 8 orë para tek të rriturit dhe 3 orë për fëmijët.

Nga ana tjetër, esëll për katër orë është e mjaftueshme për vlerat e tiroides. Për nivelin e kolesterolit këshillohet të jeni esëll për të paktën 12 orë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm që duhet konsideruar është efekti i disa ilaçeve. Krahasuar me ushqimet disa ilaçe mund të ndryshojnë vlerat e gjakut. Mjeku është i vetëdijshëm dhe mund t’ju kërkojë ndërprerjen e ndonjë ilaçi para se të bëni analizën.

FAKTORË TË TJERË QË DUHEN VLERËSUAR

Në mënyrë që analiza të jetë sa më e saktë, personeli shëndetësor i rekomandon pacientit çfarë duhet të bëjë. Përveçse esëll, nuk duhet të pijë duhan pak para analizës. Duket se dhe duhani ndryshon gliceminë.

Mund të pihet ujë, por në mënyrë të moderuar, vetëm për tu hidratuar sa duhet. Nuk rekomandohet pirja e alkoolit para analizës së gjakut. Madje nuk duhet të bëni aktivitet fizik një ditë para, pasi mund të ndryshojë disa parametra. Në çdo rast, mjeku do tu këshillojë çfarë duhet të bëni.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix3 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar3 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix3 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook