Lidhu me ne

Mix

Shprehjet më romantike të filmave

640 0 62a8f05de3a4f

Është e vështirë t’i afrohesh një gruaje në një bar, në rrugë, ose në një vend tjetër të mbushur plot me njerëz dhe të përpiqesh ta joshësh atë me tipiken ”ç’kemi”. Sepse kjo është pikërisht edhe arsyeja pse ne kemi filma. Që nga fillimi, personazhet na kanë treguar rrugën për në zemrën e dikujt nëpërmjet një loje fjalësh tejet të zgjuar.

Që nga dedikimet romantike të dashurisë e deri te thirrjet thjesht dhe vetëm për kënaqesitë trupore, këta personazhe na kanë ndihmuar mjaft për ta përmbushur me sukses këtë rol të rëndësishëm, ose, të paktën, sa për të thyer akullin mjaftueshëm për një ftesë më vonë për një pije, në një bar.

Jo se ju duhet të përpiqeni për të memorizuar gjitha këto rreshta. Por këtu kemi mbledhur shprehjet më tipike të përdorura në filma ndër vite për t’ju dhënë një ide dhe spunto në emër të seksit dhe dashurisë. Me shpresën se do t’ju vlejnë dhe do t’ju ndihmojnë nga sot e në vazhdim, ju urojmë, lexim të këndshëm në vijim.

1. “Je e dëshpëruar për puthje. Ja se çfarë nuk shkon me ty. Ti duhet të puthesh shpesh dhe nga dikush që di se si.” Clark Gable, Gone with the Wind (1939)

2. “Mok ki merak, nuk kafshoj, përveçse kur duhet!” Audrey Hepburn, Charade (1963)

3. “Do të martohesh me mua? A të la ai ndonjë lekë? Pergjigjju pyetjes së parë në fillim.” Groucho Marx, Duck Soup (1933)

4. “E ke parasysh kur thonë ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë? Unë mendoj se ne përdorim vetëm 10% të zemrës sonë” Owen Wilson, Wedding Crashers (2005)

5. “Ti më bën të dua të jem një njeri më i mirë.” Jack Nicholson, As Good As It Gets (1997)

6. “Edhe unë dëgjoj zëra, zëra që më thonë: Po nuk e puthe tani, je një trap.” Jimmy Stewart, You Can’t Take It With You (1938)

7. “Të dua. Të gjithën. Përgjithmonë. Çdo ditë. Unë dhe ti.” Ryan Gosling, The Notebook (2004)

8. “Unë mund të jem një hajdut zemër, por ti je ajo që më vodhe zemrën.” Brad Pitt, Thelma and Louise (1991)

9. “Më ço në shtrat ose më humb përgjithmonë.” Meg Ryan, Top Gun (1986)

10. “Çfarë po kërkon një vajzë e mirë si ty në një vend si ky?” Sean Connery, You Only Live Twice (1967)

11. “Nuk qenke dhe aq i zgjuar, më pëlqen kjo te meshkujt.” Kathleen Turner, Body Heat (1981)

12. “Kam kaluar oqeane kohe për të të gjetur ty.” Kathleen Turner, Body Heat (1981)

13. “Je gjithçka që kurrë nuk dija se gjithmonë kam dashur.” Matthew Perry, Fools Rush In (1997)

14. “E di? Është e rrezikshme të rrish këtu me gjithë këto gjëra të ngrira përreth sepse ti mund t’i shkrish të gjitha.” Steve Martin, My Blue Heaven (1990)

15. “Sytë e tu janë të mrekullueshëm, e dije këtë? Mos i mbyll kurrë, as në gjumë.” Oliver Martinez, Unfaithful (2002)

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook