Lidhu me ne

Mix

Shenjat e para të kancerit që thuajse çdo njeri i injoron

Kanceri tashmë konsiderohet sëmundja e shekullit. Dita ditës po shtohen rastet me këtë sëmundje të tmerrshme. Por ka një rregull të rëndësishëm me kancerin, sa më shpejt ta zbuloni atë, aq më të larta janë shanset për një trajtim të suksesshëm. Përveç kontrolleve të rregullta mjekësore është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje çdo shenje të pazakontë në trup.

Ja disa nga shenjat më të zakonshme të kancerit që shumica i injorojnë:

Dhimbje gjoksi dhe/ose kollë e vazhdueshme: nëse vazhdon për disa ditë mund të tregojë për kancer në mushkëri ose leucemi. Pacientët me kancer në mushkëri ndjejnë dhimbje gjoksi që shtrihet poshtë krahut deri në shpatull.

Frymëmarrje e shkurtër ose vështirësi në frymëmarrje: kanceri i mushkërive shkakton vështirësi në frymëmarrje.

cancer

Vështirësi në gëlltitje: është e lidhur me kancerin e mushkërive, kancerin e fytit dhe kancerin e ezofragut.

Infeksionet dhe ethet e shpeshta: infeksionet e shpeshta sidomos në gjak janë zakonisht shenjë e leucemisë, e cila dobëson ndjeshëm sistemin imunitar.

Gjakderdhje që nuk ndalet: është një tjetër shenjë e leucemisë, gjë e cila tregon se diçka jonormale po ndodh me qelizat e kuqe në trup.

Enjtje e nyjeve limfatike në qafë, sqetulla, ije ose gjoks: çdo gungë apo ndryshim në sistemin limfatik mund të tregojë për kancer.

Shtim në peshë vetëm në zonën e barkut dhe fryrje: nëse vazhdon për një kohë të gjatë tregon për kancer ovarian.

Dobësi: lodhja kronike që nuk shkaktohet nga aktiviteti fizik, mungesa e gjumit etj është një nga simptomat më të zakonshme të çdo lloj kanceri.

Dhimbje abdominale dhe/ose të legenit: tregojnë për kancer ovarian. Dhimbjet e shpeshta të barkut tregojnë edhe për leucemi.

Pamundësi për të ngrënë dhe ndjesi plotësie: nëse ju humbet oreksi dhe pavarësisht se nuk keni ngrënë ndiheni të plotë mund të tregojë për kancer ovarian.

Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme: është simptomë e lidhur me disa lloje kanceri si kanceri i zorrës së trashë, kanceri i stomakut, kanceri i mëlçisë etj.

Gjakderdhje në jashtëqitje: nuk duhet menjanuar në asnjë moment, mund të tregojë për kancer kolorektal.

Ndryshime në gjoks: çdo ndryshim i pazakontë në gjoks dhe në kokat e gjoksit mund të tregojë për kancer gjiri.

Irritim i stomakut: nëse ushqimi ju bie “rëndë”, nëse stomaku ju irritohet shpesh mund të tegojë për kancer të stomakut.

Gjakderdhje në mes të periodave dhe dhimbje të forta gjatë tyre: janë shenja që zakonisht tregojnë për kancer të mitres apo kancer endometrial.

Ndryshime në lëkurë dhe plagë që nuk mund të shërohen: mund të tregojnë për kancer të lëkurës. Ky lloj kanceri shoqërohet shpesh nga njolla të pazakonta që rriten në lëkurë.

Ndryshim i tipareve të fytyrës dhe rënie e tyre: kanceri i mushkërive shpesh shkakton skuqje, ënjtje, gunga, rënie të tipareve sepse rrjedhja normale e gjakut nga koka ndalohet.

Dhimbje në krahun e djathtë të barkut: mund të tregojë për kancer të mëlçisë, ndonjëherë edhe për kancer të gjirit.

Burimi: Health Digezt

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike1 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport1 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix1 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook