Lidhu me ne

Mix

Kërpudhat luftojnë kancerin e gjirit

Egjiptianët e lashtë besonin se konsumi i kërpudhave sillte jetë të gjatë. Sot, studiuesit kanë arritur të konfirmojnë këtë besim. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Australisë Perëndimore, ngritën një kërkim në mbi 2000 gra kineze, gjysma e të cilave vuante nga kanceri i gjirit. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura, gratë që konsumonin vetëm 10 gr kërpudha të freskëta çdo ditë, kishin 64% më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit. Në këtë studim, konsumi i kërpudhave të thata kishte përgjysmim të efektit mbrojtës. Fakti me impresionues ishte se, gratë që kombinonin konsumin e kërpudhave me çaj jeshil, kishin një mbrojtje akoma më të madhe, duke rrëzuar rrezikun me 89%.

Përse kërpudhat luftojnë kancerin?

Kërpudhat mendohet të mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera te varur nga hormonet, duke penguar enzimën “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kërpudhat janë një nga ushqimet e rralla që e pengojnë këtë enzime, një tjetër është shega. Dhe disa varietete, fare lehtë të gjindshme, si kërpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kanë një efekt anti – aromatase të fortë.
Por, kërpudhat kanë një efekt mbrojtës përtej kancerit të lidhur me hormone. Kërpudhat përmbajnë lektina të specializuara, të cilat janë gjetur të parandalojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.

Cilat kërpudha kanë më shumë efekt anti-kancer?

Kërpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kanë të gjitha përbërës bioaktiv që lidhen me veprimtari anti-kanceroze. Këto fitokimikate pengojnë formimin e enëve të gjakut që ushqejnë masat tumorale, pengojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene të stomakut, gjirit, kolonës dhe prostatës. Me sa duket, kërpudhat e bardha janë ato që kane një efekt më të fuqishëm kundër kancerit të gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i përditshëm mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm në ecurinë e shëndetit tuaj.

Ushqime të tjera që luftojnë kancerin e gjirit

· Shegët, për të njëjtën veprimtari si kërpudhat.

· Lakra dhe lulelakra – vendet që i konsumojnë më shumë kanë më pak prekje nga kjo sëmundje.

· Çaji jeshil – efekti mbrojtës varet shumë nga gjene të caktuara.

· Farat e linit: 25gr në ditë rezultuan në efekte pozitive, por të tjera studime nevojiten për ta përforcuar.

· Buka e thekrës: me sa duket bashkëveprimi midis fibrave, vitaminave, lignaneve dhe acidit fitik, e bëjnë bukën e thekrës unike në mbrojtjen kundër kësaj sëmundje.

· Thjerrëzat dhe fasulet, arrat, boronicat, spinaqi, vezët dhe salmoni, rezultojnë aleate të çmuar të shëndetit të gruas për sa i takon kancerit te gjirit.

Vitamina D: disa studime pro dhe retrospektive sugjerojnë se nivelet e vitaminës D në gjak më pak se 20ng/ml, lidhen me 30-50% më shumë rrezik nga kanceri i gjirit.

Si përfundim…

Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, konsumi i një diete të pasur në ushqime me forcë antioksiduese dhe ekspozimi i mjaftueshëm në rrezet e diellit, janë hapa vendimtar në shëndetin e gruas.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore36 minuta më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Facebook