Radar
Konferenca antikorrupsion/ Lubonja: Propagandë e Ramës për të mbuluar realitetin, Yuri Kim është pjesë e saj
Analisti Fatos Lubonja
Analisti Fatos Lubonja e cilësoi Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion propagandë për të mbuluar realitetin. “Jemi në vazhdimësinë e një mënyrë bërje politikë që është mënyra e Ramës. Po të përdorja një filozof francez të famshëm që ka bërë librin “Shoqëria e spektaklit”, Guy Debord thotë që atje ku iluzioni me spektakolaritetin e vet realitetin atje është sistemi i delegjitimuar. Jemi në rastin konkret”, shprehet Lubonja.
Duke pasur parasysh show që u bë në Pallatin e Kongreseve, analisti Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion”, shprehet se, “ky është një nga spektaklet e shumta që bën Rama për të mbuluar realitetin. Sikur merr afganët për të mbuluar shqiptarët që ikin, sikur merr doktorët dhe i çon në Itali, siç ka qenë spektakli i kaluar me luftën ndaj drogës”.
Duke komentuar praninë e ambasadores së SHBA në këtë konferencë, Lubonja tha se ajo ishte thjeshte pjesë e spektaklit.
“Tani kemi Yuri Kim pjesë të spektaklit, e cila tha se fakti që tregon se sa shumë jeni këtu tregon se sa shumë po e luftoni ju korrupsionin. Ishte entuziazëm i madh. Yuri Kim nuk e ka jetuar kohën e Enver Hoxhës, kur mblidhte shoku Enver kongreset. Për Kongreset ne jemi të famshëm. Atje s’ka nevojë fare të bëjnë konferenca. Kanë rastin e inceneratorëve, pse nuk i shkojnë deri në fund, si parti, pastaj prokuroria të bëjë punën e vet. S’ka shqiptar që nuk e di që s’mund të ishte vetëm Lefter Koka të bënte gjithë atë histori, ka shumë aty. Ja ku e kanë, luftoje atë, bëj një kongres të vërtetë të partisë luftoje. Bëri një katarsis Fatos Nano. Kjo është thjesht propagandë për të mbuluar realitetin”, tha Lubonja.