Mix
20 foto brenda shtëpisë së re që bleu Britney Spears dhe burri i saj
Britney Spears dhe burri i saj Sam Asghari kanë blerë një shtëpi së bashku në Kaliforni. Nuk ka humbur kohë. Kanë nisur të shpërngulen që në ditën që e blenë. Makinat e tyre dhe dy kamionë të mëdhenj janë parë afër shtëpisë. Rezidenca ka kushtuar 11.8 milionë dollarë dhe është paguar kryesisht nga pasuria 60 milionë dollarëshe e Britney-t.
Vila është e madhe, ka hapësira edhe jashtë saj, dhe është e mjaftueshme edhe për ditët kur Britney merr djemtë e saj. Ata jetojnë shumë pranë, në të njëjtën lagje me babain e tyre, Kevin Federline.
Ata nuk ishin prezentë në dasmën e Britney-t, por përfaqësuesi i Kevin Federline, tha se djemtë janë të lumtur për nënën e tyre dhe se nuk shkuan në dasmë për të mos e marrë gjithë vëmendjen që duhet të ishte tek ajo, në ditën e saj.
Britney e ka zakon që bën vazhdimisht video në shtëpi dhe sidomos në oborr, për t`i postuar në Instagram. Tani do të ketë edhe më shumë hapësirë dhe një superpishinë jashtë shtëpisë.
Disa foto tregojnë luksin që e pret aty brenda, ku nuk mungon as kinemaja private.
Ndërkaq nuk është ende e qartë nëse do ta shesë shtëpinë e vjetër apo jo.