Lidhu me ne

Mix

Ky vend europian do të japë tre ditë leje çdo muaj për gratë që vuajnë nga dhimbjet menstruale

Dhimbjet menstruale janë shqetësim i shumë grave dhe vajzave pavarësisht moshës apo vendit. Dhe me sa duket Spanja do të bëhet vendi i parë perëndimor që do të ofrojë ‘leje menstruale’ deri në tre ditë në muaj për gratë që vuajnë nga dhimbjet.

Sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea, me proporcion në rritje nëse llogaritet edhe dhimbja para menstruacioneve.

Qeveria spanjolle do të miratojë masën javën e ardhshme. Sipas paketës së reformës që do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të kabinetit të Spanjës, shkollave do t’u kërkohet gjithashtu të sigurojnë pako higjenike për vajzat që kanë nevojë për to.

Sekretarja e Shtetit për Barazinë dhe Kundër Dhunës Gjinore, Ángela Rodríguez, njoftoi një paketë masash për të garantuar shëndetin dhe higjenën, në të cilën përfshihej edhe dhënia e lejes për gratë që kryejnë një abort.


“Të drejtat që lidhen me shëndetin menstrual nuk janë diskutuar kurrë dhe të dhënat janë rrëqethëse. Një në katër gra nuk mund të zgjedhë produktet e higjienës femërore që dëshiron të blejë për arsye financiare. Për këtë arsye ne propozojmë që ato të shpërndahen pa pagesë në qendrat arsimore dhe sociale.”- tha Rodríguez për El Periodico.

Shumë gra me menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea, e cila mund të jetë shumë shqetësuese.

“Është e rëndësishme të sqarohet se çfarë është një periudhë e dhimbshme, nuk po flasim për një shqetësim të lehtë, por për simptoma serioze si diarre, dhimbje koke të forta, temperaturë”, tha Rodríguez.

“Nëse dikush ka një sëmundje me simptoma të tilla i jepet një paaftësi e përkohshme për punë, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet – duke lejuar një grua me menstruacione shumë të dhimbshme të qëndrojë në shtëpi,”- shtoi ajo.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar22 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix22 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook