Lidhu me ne

Mix

Netflix konfirmon zyrtarisht sezonin e 2-të të “Squid Game”

Netflix konfirmon zyrtarisht sezonin e 2-të të “Squid

Seriali i dytë i Squid Game po kthehet zyrtarisht dhe tashmë kanë nisur diskutimet me Netflix për një sezon të tretë. Netflix ka konfirmuar deklaratat e mëpërparshme të krijuesit të serialit fenomenal, Hwang Dong-Hyuk.

Njoftimi është bërë në një postim në rrjetet sociale ku thuhet se Squid Game është rikthyer zyrtarisht për një sezon të dytë!

Postimi shoqërohet me një ‘ngacmim’ të shkurtër me kukullën famëkeqe Red Light, Green Light, si dhe një mesazh nga skenaristi, regjisori dhe producenti ekzekutiv i serialit të famshëm që pushtoi botën.

Në një deklaratë, Hwang Dong-Hyuk tha: “U deshën 12 vjet që sezoni i parë i Squid Game të vinte në jetë vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë për t’u bërë seriali më i njohur në historinë e Netflix.” Më pas, pasi ka falënderuar fansat për dashurinë që kanë treguar në serial, zbulon disa nga personazhet që do të rikthehen në ciklin e dytë.

Sipas tij, në episodet e reja do të shohim sërish Gi-hun dhe Front Man, burrin me kostum, ndërsa do të shfaqet edhe djali i Young-hee.

Vlen të theksohet se Netflix nuk bën të ditur asnjë informacion tjetër për sezonin e dytë, megjithatë, siç është shprehur Hwang, sezoni i dytë pritet kah fundi i vitit 2023 ose fillimi i vitit 2024.

Kujtojmë që Squid Game u publikua në Netflix më 17 shtator 2021 duke bërë namin kudo. Vihet re se në 28 ditët e para të publikimit, ai mblodhi 1.65 miliardë orë shikime, duke u ngjitur në krye të listës së serialeve më të njohura në historinë e Netflix.

MË TEPËR

Aktualitet17 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix17 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix17 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske17 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore17 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix5 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook