Mix
15 minuta ecje dhe ja ç’përfiton trupi juaj!
Në këtë epokë ku vrapi është kthyer në një modë, në një kredo dhe në një stil jetese, ka një lajmë të mirë edhe për ata që nuk u pëlqen të vrapojnë. Edhe një ecje e thjeshtë, 15 minuta çdo ditë, ofron përfitime të shumta për trupin dhe mendjen. Më poshtë kemi renditur disa prej tyre të mbështetura nga studime shkencore.
Për të maksimizuar të gjitha përfitimet e ecjes, është i rëndësishëm ritmi. Pra, të bëni thjesht një shtëtitj en uk mjafton. Duke alternuar inensitetin e ulët dhe atë të lartë, digjni 20% më shumë kalori. Ecja, si gjithë aktivitetet kardio, ka fuqi të zgjojë metabolizmin dhe të ulë indeksin e masës trupore.
Për më shumë optimizëm dhe humor të mirë, janë të mjaftueshme 15 minuta ecje relaksuese. Ecja ul nivelin e stresit, stimulon kreativitetin, çliron mendjen nga shqetësimet dhe largon dembelizmin mendor. Ecja energjike është e dobishme në të gjitha aktvititetet e përditshme. Është një ushtrim gjithëpërfshirës dhe kursen buxhetin.
Gjendje lumturie konstante
Ecja në ajër të pastër nxit humorin e mirë dhe i jep një dozë pozitiviteti ditës suaj. Sipas një studimi, pacientët me depresion që bënin çdo ditë ecje, shfaqnin simpoma më të larta të përmirësimit krahasuar me pacientët që merrnin vetëm ilaçe.
Zgjidh çdo pavendosmëri
Keni një problem që ju shqetëson ose duhet të merrni një vendim të rëndësishëm pune? Ecja ju ndihmon të sqaroni idetë dhe stimulon kreativitetin. Sipas një studimi të publikuar në ‘Neuroscience’, ecja stimulon mendimet konvergjente dhe divergjente.
Zgjon metabolizmin
Çdo ushtrim kardio, përfshirë dhe ecjen, kuron sindromën e metabolizmit të ngadaltë. Kështu që ecni me ritëm ose alternoni një minutë ecje të shpejtë me një minutë ecje të ngadaltë.
Zgjat jetën
Bërja e aktivitetit fizik ço ditë, zgjat jetën deri në 7 vjet sipas një studimi. Por mbi të gjitha ju bën të ndiheni energjikë dhe entuziastë në programimin e të ardhmes duke mbajtur larg dembelosjen mendore.
Kurseni para
Të ecësh nuk të kushton asgjë dhe është shumë më ekonomike se regjsitrmi në palestër apo pajisjet për t’u stërvitur në shtëpi.
Është anti-plakje
Ecja çdo ditë oksigjenon indet, stimulon qarkullimin dhe i jep lëkurës një kolorit të shëndetshëm dhe në formë. E rëndësishme është mos e ekzagjeroni pasi afktiviteti fizik intensiv ka , ka efekt të kundërt, rrit vlerat e radikaleve të lira që shkaktojnë plakje të parakohshme.
Përmirëson gjumin
Ecja provokon lodhje që do t’ju bëjë të flini më kollaj dhe përmirëson cilësinë e gjumit pasi ju relakson, çliron mendjen dhe qetëson ankthin.
Qetëson ankthin
Ecja redukton ankthin, çliron mendjen nga shqetësimet dhe ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit.
I bën mirë trurit
Benefitet e ecjes janë pozitive edhe në funksionimin e trurit. Ecja përmirëson aftësinë për t’u përqendruar, memorien dhe mbron nga sëmundjet e tipit konjitiv.
Ju lidh me të tjerët
Ecja vetëm ka efekt çlirues, por edhe nëse e bën nën shoqërinë e një miku ose partnerit, fitoni kohë për të biseduar, njohur dhe përmirëson lidhjen mes jush.
Bën mirë për kyçet dhe kockat
Ecja ka një impakt lehtësues tek kyçet, i mban të shëndetshme dhe parandalon humbjen e kartilazhit. Gjithashtu ndihmon për kocka të forta duke mbrojtur nga osetoporoza.