Lidhu me ne

Radar

Albin Kurti dhe Berisha po mbrojnë të drejtat e shqiptarëve

Robert Papa: Rama po sjell Rusinë e vogël në Adriatik! Kurti dhe Berisha po mbrojnë të drejtat e shqiptarëve

Sali Berisha: Albin Kurti është një "kafshë politike" - Gazeta Online  INSAJDERI

Gazetari Robert Papa foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon. Papa thekson se Rama po sjell përmes “Ballkanit të Hapur” Rusinë e vogël, pra Serbinë, në ujërat e detit Adriatik. Sipas gazetarit Albin Kurti dhe Sali Berisha po mbrojnë të drejtat e shqiptarëve nga ndikimi i madh serb.

Nuk e di nëse (Samiti i Selanikut) ka qenë si kundrapunto ndaj Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur është në mënyrë të thekshme në kundërshtim me trojet shqiptare. Escobar tha jemi për një Ballkan të Hapur ekonomik dhe jo politik. Ideja është hedhur nga Soros, Nuland. Është menduar kur ka nisur si ide, për një Parlament të Ballkanin Perëndimor me qendër në Beograd. Duket që është politike, ndaj vendet perëndimore duke futur Greqinë në mes duan të krijojnë një përplasje. Janë dy vende armiqësore me ne Greqia dhe Serbia. Ballkani është tokë e ndikimit amerikan. Kanë dashur ta mbajnë Rusinë larg nga ujërat e Adriatikut. Ç’po bën Rama?! Rusinë e vogël, Serbinë, po e sjell atje (në Adriatik). Mirënjohje për Kurtin dhe Berishën që po mbrojnë të drejtat e shqiptarëve nga ndikimi i madh serb”.

Referuar deklaratave të kancelarit Scholz, Papa tha se fakti që Gjermania po kërkon të luajë një rol është diçka e re, por vuri në dukje se në Ballkan vendosin amerikanët.

Nuk besoj se ndikimi grek është si më parë, s’na sulmojnë si dikur. Rama e ka një afinitet me grekët, kur përmbysej regjimi ka qenë në Greqi. Ne shqiptarët themi ‘ruhuni nga greku edhe kur të bën një dhuratë’. Nëse do dimë të qëndrojmë me dinjitet me Greqinë, fillon me Çamërinë. Ka disa orvatje, por jemi të gjunjëzuar ndaj Greqisë. Fakti që Gjermania do të luajë një rol, është diçka e re. Por në Ballkan vendosin amerikanët. Nëse amerikanët ia kanë kërkuar Gjermanisë për të sfumuar Vuçiçin është lajm i mirë për ne. Aleancat jetësore tonat janë Turqia në Ballkan, Gjermania në Evropë dhe SHBA. Nuk mund të jesh amerikan në orientim, nëse pranon të jesh vasal i Vuçiç. Ekonomikisht na mbysin. E vuan fermeri shqiptar. Ti po faktorizon Serbinë dhe po bën krim ndaj Kosovës. Amerikanët e shikojnë këtë. Berisha dhe Kurti janë më të qartë dhe pro shqiptarë në këtë rast”.

Lidhur me takimin e Sofjes dhe perspektivën evropiane, Papa shprehet:

S’e ka forcën Gjermania, janë amerikanët ata që vendosin. Amerika ne na do në BE, ajo që kam frikë, nëse vazhdon për 10 vjet, kam frikë a do ketë BE, si BE që ne njohim sot. Gjysma e shqiptarëve janë evropianë me pasaportë, qeveritarët kanë ngelur pas”.

MË TEPËR

Sport8 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix8 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix8 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix9 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix9 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix9 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix9 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix9 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix9 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix10 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook