Radar
Për momentin PD ka dy armiq …
Kryetari i PD, Berisha denoncoi sot në një takim me drejtuesit e degëve të PD lidhjet e mbështetësve të Lulzim Bashës me qeverinë.
Kryedemokrati hodhi akuza për tendera të dyshimtë të përfituar nga qeveria, prej mbështetësve të Bashës, siç është dhe rasti i Agron Kapllanajt në Mallakastër.
“Për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.
Unë mund t’ju jap sot një shembull, aktualisht një prej mbështetësve më të mëdhenj të Bashës, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka fituar 97 tendera nga qeverisja lokale dhe vendore, ndaj dhe bilbilon Enkelejdi siç thotë Rama. Për të mos thënë për takime të tjera madhore të Bashës dhe të ndonjë tjetri”, tha Berisha.