Mix
Versioni rus i McDonald’s zbulon logon e re
Rrjeti i ushqimit që ishte më parë McDonald’s në Rusi, ka zbuluar logon e tij të re ndërsa përgatitet të rihapë restorantet e tij nga e diela.
Kompania nuk e ka zbuluar ende emrin e zinxhirit, edhe pse thuhet se janë shqyrtuar disa opsione.
Në maj, McDonald’s tha se do të tërhiqej nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë.about:blank
Zinxhiri rus është planifikuar të rihapë 15 restorante këtë fundjavë, sipas kompanisë Sistema PBO që menaxhon biznesin e zotëruar më parë nga McDonald’s.
“Sfondi i gjelbër i logos simbolizon cilësinë e produkteve dhe shërbimeve me të cilat janë mësuar klientët tanë,” tha një zëdhënës i Sistema PBO për TASS.
Përdoruesit e mediave sociale komentuan se logoja e re ende duket si një “M”.
McDonald’s ndaloi përkohësisht veprimtarinë në Rusi në mars, më pak se dy javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.