Kryesore
Paraja kërcënimi më i madh terrorist i njerëzimit
Papa Françesku e quan të gabuar qasjen e atyre që identifikojnë Islamin me dhunën, duke thënë se rrënjët e terrorizimit janë padrejtësitë sociaale dhe idhujtaria për paranë.
“Nuk mendoj se është e drejtë që të identifikojmë Islamin me dhunën” u tha papa gazetarëve gjatë kthimit për në Romë pas udhëtim pesë-ditore në Poloni. “Kjo nuk është e drejtë dhe kjo nuk është e vërtetë,” shtoi ai, pas një pyetje në lidhje me vrasjen e priftit katolik nga dy xhihadistët 19 vjeçarë në perëndim të Francës. “Mendoj se pothuajse çdo fe ka gjithmonë një grup të vogël fundamentalistësh. Kemi dhe ne nga ata “argumentoi Papa duke iu referuar katolikëve.
“E di që është e rrezikshme ta them, por terrorizmi merr formë atje ku nuk ka alternativë tjetër dhe ku paraja bëhet Zot, duke u vënë ajo në qendër të ekonomisë globale dhe jo njeriu. Kjo është forma e parë e terrorizmit, ky është kërcënimi më i madh terrorist i njerëzimit”-shtoi më tej Papa Francecsku.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu