Mix
Si të hiqni kilogramët e tepërt ? 8 rregullat që duhet të ndiqni
Menaxhimi i peshës është një nga “detyrat” më të vështira. Qoftë për burrat apo gratë, të gjithë luftojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme pas njëfarë kohe. Ndërsa ka shumë mënyra për të ulur peshën, një gjë që na mbetet gjithmonë në mendje është pse po shtojmë peshë. Ne po ushqehemi shëndetshëm, po ushtrohemi dhe po ndjekim një stil jetese të shëndetshmëm, megjithatë pesha po rritet.
Problemi shpesh shihet më shumë tek gratë sesa tek burrat. Trupi i një gruaje është shumë kompleks. Ata përjetojnë ndryshime të shumta me kalimin e kohës. Pas arritjes së pubertetit, ndryshimet hormonale dhe menstruacionet kontribuojnë në shtimin e peshës dhe pas shtatzënisë, shumë faktorë të tjerë luajnë një rol të rëndësishëm. Nëse shikojmë përreth, femrat mbi 40 vjeç janë më të prirura për të shtuar peshë sesa ato më të reja. Nëse pyesni veten pse, ekspertja i përgjigjet pyetjes suaj.
Nutricionistja Anjali Mukherjee ka shpërndarë një postim në Instagramin e saj duke theksuar arsyet e shtimit të peshës tek gratë mbi 40 vjeç. Sipas saj, një nga arsyet kryesore pse femrat mbi 40 vjeç shtojnë peshë është ngadalësimi i metabolizmit të tyre. Ato thjesht nuk djegin kalori me aq efikasitet sa disa vite më parë. Edhe gratë që kryejnë aktivitet fizik përjetojnë shtim në peshë rreth zonës së barkut.
Duke vënë theksin te zakonet që mund të ndihmojnë në ruajtjen e një peshe të shëndetshme edhe pas të 40-tave, ajo ndau disa këshilla të thjeshta dhe të dobishme.
• Nëse dëshironi të hani një mesvakt të lehtë, atëherë zgjidhni arrorë dhe fara si bajame, arra, fara kungulli dhe fara luledielli.
• Trupi ynë duhet të ketë shumë proteina për të qëndruar aktiv dhe për të rritur metabolizmin, ndaj rrisni marrjen e proteinave.
• Ushtrimi për vetëm 30 minuta në ditë mund t’ju bëjë të humbni kilogramë dhe të ndërtoni forcë e fleksibilitet.
• Hani ushqime të pasura me fibra. Përfshini në dietën tuaj fara chia, një ose dy herë në ditë.
• Merrni suplemente vitaminash, kalciumi dhe hekuri për të luftuar mungesën ushqyese.
• Shmangni drithërat, nëse hani jashtë.
• Konsumoni drithëra të plota, ushqime të plota, fruta të freskëta dhe perime të freskëta çdo ditë.
• Bëni të paktën 8 orë gjumë të mirë.