Lidhu me ne

Mix

Kur fillojnë shenjat e para të shtatzanisë ?

10 simptomat e para që tregojnë se jeni në pritje të ëmbël shumë më herët sesa testi i shtatzënisë

Simptomat e para: për disa gra, shenjat dhe simptomat e para të shtatzënisë nisin në javët e para, pasi kanë mbetur shtatzënë. Megjithatë, mos i mbani shumë shpresat te këto simptoma. Disa prej tyre mund të tregojnë se jeni thjesht sëmurë ose që cikli menstrual është afër. Por jo rrallë ndodh edhe që mund të keni mbetur shtatzënë dhe të mos keni asnjë nga këto simptoma.

Gjoks i butë ose i fryrë
Një nga shenjat e para të shtatzënisë mund ta vëreni te gjoksi. Dy javë pasi keni mbetur shtatzënë, ndryshimet hormonale mund ta zbutin gjoksin, ta fryjnë atë ose edhe t’ju shkaktojë dhembje. Gjithashtu, mund t’ju duket më i rëndë.

Lodhja
Lodhja është gjithashtu një nga simptomat e para të shtatzënisë. Gjatë javëve të para, niveli i progesteronit rritet dhe dozat e larta të tij mund t’ju shkaktojnë gjendje gjumi. Në të njëjtën kohë, niveli më i ulët i sheqerit në gjak, tensioni i ulët dhe shtimi i numrit të qelizave të kuqe në gjak, mund t’ju bëjnë të ndiheni të pafuqishme.

Gjakderdhja e paktë ose spazmat
Ndonjëherë, një nga simptomat e para të shtatzënisë, është rrjedhja ose gjakderdhja vaginale. Ajo që njihet si gjakderdhja e transplantimit, ndodh kur veza e fertilizuar kapet pas veshjes së brendshme të mitrës, zakonisht rreth 10 apo 14 ditë pas fertilizimit. Gjakderdhja ndodh zakonisht para datës së ciklit menstrual: janë njolla më të zbehta krahasuar me periodat e zakonshme, përveç kësaj, nuk zgjat aq sa menstruacionet. Në fillimet e shtatzënisë, disa gra kanë dhimbje barku të ngjashme me ato të menstruacioneve.

Të përziera, me ose pa të vjella
Simptoma klasike të shtatzënisë janë edhe të vjellat në mëngjes, të cilat mund t’ju kapin gjithashtu në çdo kohë të ditës apo natës. Te disa femra, të përzierat nisin shumë shpejt, dy ose tri javë pasi kanë mbetur shtatzënë. Përveç kësaj, nuhatja e tyre është më e mprehtë dhe aroma të ndryshme, si: gatimet, parfumet apo tymi i duhanit, mund t’u shkaktojnë të përziera.

Urinim i shpeshtë
Gjatë kësaj kohe mund të urinoni më shpesh se zakonisht.

Neveri ose fiksim pas ushqimeve të veçanta
Gjatë periudhës së shtatzënisë, mund të ndieni neveri ndaj ushqimeve të caktuara, si: ndaj kafesë apo ushqimeve të skuqura, por është e zakonshme edhe fiksimi pas ushqimeve të veçanta. Ashtu si simptomat e tjera të shtatzënisë, ato mund t’u atribuohen ndryshimeve hormonale.

Dhimbje koke dhe marramendje
Rritja e qarkullimit të gjakut si pasojë e ndryshimeve hormonale mund të shkaktojë dhimbje të shpeshta dhe të lehta koke. Përveç kësaj, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut dhe rënies së tensionit, mund të ndiheni të trullosura ose mund t’ju merren mendtë.

Luhatje humori
Në fillim të shtatzënisë, mund të bëheni shumë emocionale dhe të prekeni lehtë, për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve në trup. Pra, edhe luhatjet e humorit janë më se të zakonshme.

Rritja e temperaturës normale të trupit
Temperatura normale është ajo që ka trupi në mëngjes. Pas ovulimit, ajo rritet lehtë dhe qëndron në atë nivel deri në ciklin e ardhshëm menstrual. Nëse e keni mbajtur shënim temperaturën e trupit për të përcaktuar kohën e ovulimit dhe nëse vëreni se ajo vazhdon të jetë e lartë për më tepër se dy javë, kjo nënkupton se keni mbetur shtatzënë.

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix17 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar17 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix17 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix18 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix18 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix18 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike19 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport19 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix19 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook