Shiloh, vajza 15 vjecare e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ka pushtuar internetin me tranformimin e saj. Ajo i befasoi fansat e prindërve të saj të famshëm kur shfaqi tendenca mashkullore. Në vitin 201, Angelina tha në një intervistë për Vanity Fair se Shiloh kishte eksploruar gjininë e saj që në moshën tre vjecare.
“Ajo do që të jetë djalë. Kështu që ne i premë flokët. I pëlqen të veshë rroba djemsh. Mendon se është njësoj me vëllezërit e saj”, u shpreh ylli hollivudian, që vendosi të mos e nxiste të bijën drejt një zgjedhjeje të përcaktuar prej prindërve të saj, por ta linte të lirë te vendoste për veten.
Dhe duket, ky ishte vendimi i duhur. Në fund, Shiloh e zgjodhi vetë se cfarë deshi të ishte. Ajo është kthyer në një adoleshente të mrekullueshme dhe i habiti të gjithë me bukurinë e saj gjatë turit promocional të the Eternals.