Gatime
Ushqime që me të vërtetë na plakin
Është diçka e njohur se ajo që hamë reflekton edhe në trupin tonë. Të hani ushqime të caktuar mund të bëjë që të dukeni të më të vjetër. Kështu, nëse hani shumë kripë, ushqime pikante apo të skuqur mund të ndikojnë në atë se si trupi dhe lëkura juaj duken. Por ka disa lajme të mirë: ekzistojnë mënyra se si mund t’i shijoni këta ushqime dhe të moderoni ndikimin që ata kanë në trup.
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni së tepërmi
Kripa: Përbërësi kryesor i saj është natriumi, i cili bën që të mbani ujë në trup dhe shkakton fryrje. Për të reduktuar efektin thjesht përpiquni të provoni të përdorni diçka më pak të thatë që përmban kafeinë.
Alkooli: Ndikon në sjelljet e gjumit duket bërë që rrudhat të shfaqen më herët dhe duke e bërë jo të njëjtrajtshëm tonin e lëkurës. Por më e rëndësishmja është se toksinat që përmban mund të zënë vend në mëlçi dhe të shkaktojnë probleme të lëkurës, si: akne dhe sigurisht, rrudha.
Pijet energjike: Aciditeti heq dhe gërryen smaltin e dhëmbëve, kështu që ata njollosen më lehtë. Në vend të pijeve energjike përdorni ujë.
Ushqimi i djegur: Është mirë që ushqimet e djegura gjatë gatimit t’i largoni pasi përmbajnë hidrokarbone pro-inflamatorë që prishin kolagjenin.
Ushqimi pikant: Ky lloj ushqimi e acaron lëkurën duke shkaktuar skuqje dhe irritim. Te gratë në menopauzë erëzat zgjerojnë enët e gjakut, duke bërë që lëkura të duket e mbushur me njolla dhe më e vjetër.
Çaji i zi: Përmbajtja e tij e pasur në tanine është armiku më i keq për dhëmbët, duke iu shkaktuar njolla të shëmtuara. Kështu është mirë që këtë lloj çaji ta konsumoni me qumësht. Kazeina që gjendet në qumësht mund të luftojnë njollat.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu