Mix
Njihu me veshjet e papërshtatshme për një dasmë
Bëhu gati! Erdhi sezoni i vapës dhe i dasmave! Nëse ke marrë një ftesë dhe je në dilemë për veshjen që do të zgjedhësh, na lexo! Nuk të tregojmë ç’të veshësh, por çfarë të MOS veshësh!
Mos u vish me të bardha!
Në një dasmë, ka vetëm një nuse. Nëse nuk heq dot dorë, ne të sugjerojmë ngjyra neutrale që të jesh në rregull me të gjithë.
Mos zgjidh një veshje casual
Sado i rehatshëm të jetë një fustan, jo domosdoshmërisht përshtatet për një dasmë. Mund të gjesh një të mesme të artë, si ky model:
Thuaji “jo” xhinseve
Xhinse në dasmë? Po, tingëllon shumë keq, duken edhe më keq. Në vend të tyre, zgjidh një jumpsuit.
Pupat dhe atletet nuk janë një opsion i mirë
Asgjë nuk është më fine se një palë sandale elegante.
Mos e tepro me rripat apo dizenjot me të çara
Nuk ka rëndësi sa trasgresive je, një dasmë ka një kod të veçantë veshjeje.
Burimi: Cosmopolitan