Radar
“Hajduti nuk ka profesion”/ Berisha: Kjo qeveri vetëm vjedh
Kreu i PD-së, Sali Berisha
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në tryezën e bisedimeve me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se kërkon të intimidojë biznesin e vogël.
Berisha deklaroi se kjo qeveri po vjedh dhe po plaçkit biznesin dhe qytetarët.
“Shpreh keqardhje për represionin që iniciativa juaj e lirë pëson nga një qeveri që ka tipar kardinal vjedhjen. Vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen.
Dua t’ju them këtu se hajduti nuk ka as profesion, as moral, as përgjegjësi zyrtare. Është vetëm hajdut dhe mendon vetëm si të plaçkitë tjetrin.
Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’ju intimidojë njësoj si hajduti që futet natën në shtëpi dhe sheh si ta zbrazë shtëpinë, edhe këta me praktikat nga më antiligjoret janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, paçka se u vënë në krye një Sude apo një Xhaferr si drejtori i Tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja, dhe njerëz apo zyrtarë të cilët pavarësisht kanë shkolla apo jo, në të gjitha praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër veçse si t’ju braktisin ju, biznesin e vogël, pasi ju për ta jeni anonimë.
Ata janë një me oligarkët dhe të gjitha interesat e tyre bien mbi ju”, tha Berisha.