Lidhu me ne

Temporal

Gjermania i tregon “vendin” Erdoganit

merkel-erdogan-300x169

Kryeministri i landit të Baden-Wurttembergut në Gjermani, Winfried Kretschmann, i është përgjigjur negativisht kërkesës së Turqisë për inspektimin e institucioneve që kanë lidhje me lëvizjen Gylen në këtë land. Kretschmann-i tha se nuk është njohur me asnjë fakt, apo provë qëe përfshin lëvizjen Gylen në grushtin e shtetit të dështuar në Turqi.

Një një prononcim për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Kretschmann-i theksoi se e konsideron si tëçuditshme kërkesën e Konsullatës së Turqisë në Stuttgart për të ushtruar kontrolle në institucionet që kanë lidhje me lëvizjen e Gylenit në këtë land. “Pa paraqitur asnjë provë konkrete, na kërkojnë që të surverojmë dhe të ndjekim njerëzit,” – u shpreh ai, ndërsa nënvizoi se autoritetet gjermane nuk kanë ndërmend që të ndërmarrin hapa të tillë.

Kretschmann-i tha se nuk është njohur me asnjë provë konkrete që e përfshin lëvizjen e Gylenit në përpjekjet e grushtit shtetit të dështuar të 15 korrikut. Kërkesën e Turqisë, Kretschmann e cilësoi edhe njëherë si “përpjekje për të ndërhyrë dhe për të ndikuar nëçështjet e brendshme të Gjermanisë”.

Ndërkohë kërkesa e Turqisëështë kritikuar dhe nga Bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Xhem Ëzdemir (Cem Özdemir). Në një prononcim për “Frankfurter Allgemeine Zeitung,” – ndërsa kritikoi këtë qëndrim të Turqisë tha se “Erdogani mund të ketë ndikim në shumë insitutucione në Turqi. Por, Erdogani nuk mund ta shtrijë ndikimin e tij edhe në Stuttgart, Berlin, apo gjetkë në Gjermani”.

Kretschmann dhe Ëzdemir theksojnë se Bashkimi Europian duhet të ngrijë procesin për anëtarësimin e Turqisë në BE. Më herët, Gjermania i është përgjigjur negativisht kërkesës së Turqisë për ekstradimin e prokurorëve të çështjes së “Ergenekon”-it dhe është shprehur zyrtarisht se “Prokurorët nuk ndodhen në Gjermani.”

Veç këtyre, ka qenë edhe deputeti gjerman i Partisë Demokristiane (CDU), i cili ka bërë një deklaratë të rëndë, ku u bën thirrje qytetarëve turq që jetojnë ne Gjermani me nënshtetësi gjermane se ata duhet të vendosin njëherë e mirë se cili është vendi i tyre, Gjermania apo Turqia. “Kujt i rreh zemra vetëm për Erdoganin dhe mendon se ai po e forcon dhe po e bën sërish krenare Turqinë, duke dalë në rrugë për AKP-në, këtë le të shkojë ta bëjë në Turqi, jo në Këln. Kreu i shtetit tonë është Joachim Gauck-u.” Ai u bëri thirrje edhe drejtuesve të shtetit se ndoshta ka ardhur koha që këtyre qytetarëve gjermanë me prejardhje turke t’u pyetet edhe njëherë se cilit vend i përkasin./Lapsi.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix1 ditë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix2 ditë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix2 ditë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal2 ditë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix2 ditë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar2 ditë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske2 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook