Lidhu me ne

Mix

Gabimet që s’duhen bërë kurrë pas ndarjes!

Mërzia e ndarjes nga dikush që mund ta keni dashur apo që e doni akoma është një ndjesi e keqe dhe mund të nxjerrë në pah imazhin më të keq të një personi.

Kapërcimi i ndjesive të lëndimit apo edhe nervozizmit për një ndarje nuk është kurrë i lehtë, por ka disa gabime që nuk ju lejojnë të ecni përpara në jetën tuaj.

Në vazhdim do të lexoni këshillat për veprimet që nuk duhet t’i kryeni kurrë gjatë ndarjes me dikë.

Të qëndroni miq
Kur jeni duke vajtuar fundin e një marrëdhënieje dhe duke rregulluar jetën tuaj që të mos keni lidhje me atë person, duhet të siguroheni që të krijoni largësi.

Nëse ruani afërsinë në përpjekje për të krijuar një miqësi, thjesht sa po kërkoni t’i shtoni dramë jetës suaj. Është njëlloj sikur të lëndoni një plagë që sapo ka filluar të shërohet. Dhe kur mërzia t’ju kthehet në zemërim, ka gjasa që të lëndoheni, për këtë arsye bëni ca kohë pushim nga ish-partneri.

Ndjekja në medien sociale
Mos e bëni këtë gabim! Një vizitë e shpejtë në medien sociale të ish-njeriut tuaj të zemrës mund t’jua kthejë një ditë të mirë në një ditë të zezë. Kjo, sepse kushdo dëshiron të duket se po kalon sa më bukur në aktivitetet që kryen dhe mund t’ju shtohet xhelozia.

Ndjekja në medien sociale është një torturë e vetes dhe do të shikoni se ju bën mirë të mos e keni ishin tuaj në imazhin e përditshëm.

Të dërgoni mesazhe natën vonë
Kur t’ju godasin ato netët vonë pa gjumë, kur të jeni të lënduar dhe të mendoni gjëra nga më të ndryshmet se si duhet t’i kishit artikuluar mendimet tuaja, mos e merrni celularin për të shprehur atë që ju shkon në mendje. Nuk ka rëndësi nëse doni t’i kërkoni falje, t’i thoni se e doni apo t’i bërtisni, kjo nuk është një ide e mirë dhe përfshihet në listën e gabimeve që duhen shmangur.

Ta kufizoni veten
Mos jini shumë të ashpër me veten duke kufizuar çdo kënaqësi të vogël, për më tepër në këtë rast special kur keni kaluar një ndarje të dhembshme dhe doni t’i bëni qejfin vetes. Telefonojuni disa miqve dhe shfrenohuni për një çast të vetëm që të largoni mendjen.

Të izoloheni
Koha është diçka e shenjtë, të cilën nuk duhet ta humbisni. Përdoreni atë sa më mirë, edhe nëse një ndarje ju ka thyer shpresat për të ardhmen. Mos krijoni një mur rreth vetes, pasi do t’ju duhet më shumë kohë për të kapërcyer një dashuri të dështuar. Përmbajuni rutinës suaj të përditshme dhe gjeni gjëra të tjera që mund t’ju ndihmojnë të shpërqendroheni nga mërzia e çastit. Jeta ka plot të papritura, të cilat duhet t’i zbuloni dhe t’i shijoni.

Fiksimi
Pavarësisht se sa shumë mund ta doni një person, respektoni kufijtë e tij personal. Nëse personi me të cilin jeni ndarë nuk dëshiron t’ju shikojë apo të takohet më me ju, merrni masat të ruani distancën si fizike dhe emocionale, shkruan Shqip. Fiksimi vetëm sa dëmton vlerësimin tuaj për veten dhe ju bën të ngjani keq në sy të të tjerëve.

Përjetimi i madh
Ashtu si mungesa e respektit për veten edhe përjetimi shumë i madh i tronditjes nga ndarja mund t’ju bëjë të kërkoni me patjetër vëmendje. Megjithatë mblidheni veten dhe mos lejoni që zemra t’ju largojë logjikën. Bëni terapi mendore me veten që të jeni sa më të arsyeshëm në ato që bëni dhe flisni. Ju mund të vazhdoni përpara dhe të njihni një person tjetër që mund të jetë shumë më i mirë për juve.

Thashethemet
Sado tunduese mund t’ju duket të përflitni sekretet e së shkuarës së lidhjes suaj me miqtë dhe njerëzit që ju njohin të dyve, nuk është aspak mirë që ta bëni këtë pas ndarjes. Jo vetëm që në një moment të caktuar do të pendoheni, por gjithashtu ulni vlerat tuaja në sytë e personit tjetër dhe tregoheni jo respektues për çastet tuaja të shenjta. Përpiquni të përmbaheni dhe të jeni sa më seriozë!

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime12 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix13 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix13 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix13 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore14 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar14 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook