Kryesore
Ra edhe fasada e Republikës
Koment nga Respublica.al
Një video e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama sot ilustron se ne kemi përuruar në çdo pikëpamje sundimin e një njeriu.
Një kandidat për president që thirret në zyrën e kryeministrit, i konmunikohet vendimi i emërimit pa pritur votën në parlament dhe mandej sa hap gojën, profesori i mjekësisë, zhgënjen sa me shqipen e thërrmuar jopolitike aq edhe me mjerimin e vet teksa merr zotim se do ta bëjë detyrën shumë mirë.
Mund të shpresohej se z. Rama do ta shmangte këtë në emër të logjikës se zgjerimi I pushtetit në të gjithë perimetrin institucional të ushtrimit të tij është i dëmshëm. Mesa duket ngasja udhëhiqet nga nevoja për të sqaruar domenin e fundit të investimeve në pronat e ushtrisë që përmbyll avantpostin e fundit të publikes.
Sot në Shqipëri zyrtarisht ka rënë edhe shtirja formale e një republike, sot presidenti i ri u emërua në kryeministri.
Parlamenti do plotësojë formalitetin e një shfaqjeje që shënon pikën kulmore të degradimit të të ashtuquajturës demokraci në Shqipëri.