Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante për Austrinë

Austria është një nga vendet më të pëlqyera për të jetuar, për njerëzit nga e gjithë bota. Kjo për shkak të standartit të jetesës dhe mundësive të mira për punë dhe karrierë. Por, a keni ditur disa fakte interesante për Austrinë?

Vienna, Austria – Photo by: Jacek Dylag

Austriakët e duan kafenë

Kafeja është një nga pijet më të preferuara të austriakëve. 86.4 për qind e tyre e konsumojnë kafe. Austriakët pinë mesatarisht, rreth 2 filxhanë kafe në ditë. Tri të katërtat (76%) e kësaj konsumohen si pije e nxehtë në mëngjes. Në total, konsumohen 162 litra për person në vit.

Kafeja më e preferuar në Austri është Melange.

Kartolinat e para u prodhuan në Austri

Fillimisht, ato u përdorën si një zgjidhje e thjeshtë dhe e lirë për dërgimin e mesazheve, pa qenë nevoja të shkruhej një letër. Kartolinat e para u dërguan në vitin 1869.

Shqiptarët ndërtuan në Grac shtatoren e femrës së parë që fitoi çmimin Nobel për Paqe

E dinit, që femra e parë që fitoi çmimin Nobel për Paqe ishte austriake dhe quhej Bertha von Suttner? Ajo ishte një pacifiste, luftëtare e paqes, shkrimtare. Ajo u bë femra e parë e cila u nderua me çmimin Nobel për Paqe më 1905. Si shenjë nderimi për popullin mik austriak, më 9 qershor të vitit 2017, Shoqata Shqiptare “Nënë Tereza” në Grac bashku me komunitetin shqiptar kanë promovuar shtatoren e Bertha von Sutter në një shkollë të Gracit e cila mban të njëjtin emër. Vepra madhështore është punuar nga skulptori ferizajas, Agon Qosa.

Pallati Schönbrunn ka 1,441 dhoma

Pallati Schönbrunn është një kompleks i madh në Vjenë, që përfshin një zonë parku dhe një kopsht zoologjik. Schönbrunn ose Schloß Schönbrunn ishte vendbanimi kryesor veror i perandorëve austriakë të dinastisë Habsburg.

Pallati ka 1441 dhoma, 40 prej të cilave mund t’i vizitoni dhe studioni në detaje. Në secilën prej tyre mund të shihni se si jetonte familja perandorake. Por së pari ju duhet të merrni një udhëzues audio (në disa gjuhë të ndryshme)dhe një hartë të dhomave të pallatit.

Makina qepëse u shpik nga austriaku Josef Madersperger

Krijimi i makinës qepëse daton në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të. Makineritë e para të qepjes ndryshonin në atë që kopjuan plotësisht metodën e qepjes manuale. Por në vitin 1814, rrobaqepësi austriak Jozef (Joseph) Madersperger krijoi një gjilpërë me një vrimë në majë të një prej skajeve. Jozef Madersperger konsiderohet edhe si shpikësi i makinës qepëse.

Arnold Schwarzeneger është lindur dhe rritur në Austri

Arnold Alois Schwarzeneger është lindur me 30 korrik 1947 në Thal, Steiermark të Austrisë. Është një aktor austriako-amerikan, publicist, sipërmarrës, dhe ish-politikan amerikan. Në moshën 21-vjeçare u shpërngul nga Austria për të vazhduar ëndrrën e tij në Amerikë.  Arnoldi fitoi shtatë herë si “Mister Olypia” në Bodybuilding dhe më pas mori famë ndërkombëtare përmes filmave të shumtë të Hollivudit – veçanërisht me filmat “Terminatori”.

Nga viti 2003 deri në vitin 2011 ai ishte guvernator i 38-të i Kalifornisë. Në një film dokumentar të prodhuar nga mediat austriake për jetën dhe karrierën e tij, ai kishte deklaruar: “Secili fëmijë i ka këto ëndrra: Të jetë një herë në jetë i pasur, i famshëm dhe herët apo vonë të udhëtojë për në Amerikë”.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook