Radar
Rama i vetmi që mbështeti Vuçiç-in në samitin e fundit të NATO-s
Sali Berisha ngriti edhe njëherë tjetër akuza ndaj Edi Ramës se mbron interesat e Serbisë dhe jo të Kosovës. Ai tha se Rama ishte i vetmi që mbështeti Serbinë në samitin e fundit të NATO-s.
“Rama ka qenë i vetmi kryetar qeverie në samitin e fundit të NATO-s që ka mbrojtur Serbinë dhe Vuçiç, gjë që habiti nivelin më të lartë në samit dhe mori falënderimet nga Vuçiç. Mes shqiptarëve dhe serbëve, Rama ka bërë zgjedhjen, ai qëndron në anën e serbëve.
Ai ka patur projekte ogurzeza për ndarjen e Kosovës së bashku me Vuçiç. Sa i përket Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ata jo vetëm nuk duhet të presin shqiptarët, pasi janë me të drejta të kufizuara dhe me një politik të qartë spastrimi etnik”, tha Berisha.