Mix
Kolesteroli ne shtatzani, si ta mbani nen kontroll
Kolesteroli ne shtatzani, si ta mbani nen kontroll
Gjatë 8 javëve të para të shtatzanisë niveli i kolesterolit në shtatzani do të rritet në një mënyrë të lehtë dhe kjo rritje do të vazhdojë deri në muajin e 4. Vlerat më të larta të kolesterolit do të shënohen në muajin e 8 të shtatzanisë dhe do të qëndrojnë kështu deri në fund. Është e rëndësishme që këto vlera të mos ngrihen më tepër se 337 mg/dl.
Përse rriten këto vlera?
Kjo gjë ndodh pasi trupi i nënës fillon të prodhojë qeliza fetale dhe kështu do të rriten edhe nevojat e organizmit të saj. Edhe pse kjo rritje do të konsiderohet normale, nëse do të jetë e theksuar ka pasoja negative dhe duhet të shqetësoheni.
Si duhet ta mbajmë nën kontroll kolesterolin?
Për të mbajtur nën kontroll nivelin e kolesterolit, në shtatzani do të ishte mirë të evitonit pothuajse totalisht përdorimin e medikamenteve. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë do të ishte ushqimi. Dieta e gruas nuk duhet të përmbante gjalpin apo panën, mishin e kuq, vezën, frutat e detit me guackë, djathërat e përpunuar, prodhimet e bulmetit me yndyrë të plotë, ëmbëlsirat, ushqimet e skuqura si edhe sallamërat. Gjithashtu do t’ju vinte në ndihmë edhe përdorimi i disa metodave natyrale, të cilat sërish lidhen me ushqimin. Ju duhet të konsumoni karçof, hudhër, ullnj, oriz të kuq të fermentuar. Gjithashtu duhet të ndiqni në përpikmëri udhëzimet e mjekut.