Mix
10 frazat më të përdorura që thonë burrat dhe gratë pas seksit
“Duhet të shkoj”. Është kjo fraza që burrat dhe gratë thonë shpesh pas seksit sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi. Të tjera fraza klasike që përmenden pas aktit janë: “Mos fli tani” dhe “Si ishte?”.
Fjala më e përdorur nga burrat është “Uau” ndërsa gratë thonë “Je i mrekullueshëm”, por edhe “Kur mund ta bëjmë përsëri”.
“Më duhet të iki” është shprehja e tretë e përdorur nga burrat ndërsa gratë thonë “Më jep një përkëdhelje”.
“Ku është telefoni im?” ishte një shprehje mes 10 frazave më të përdoruara si nga meshkujt edhe nga femrat sipas sondazhit ku morën pjesë 2 mijë persona.
Jessica Leoni, eksperte e seksit dhe marrëdhënieve thotë se: “Ajo që themi menjëherë pas seksit tregon shumë për gjendjen e marrëdhënies.
Shumica e çifteve në lidhje afatgjata thonë shumë pak sepse shpesh janë duke kaluar me lëvizje dhe seksi është i njëjtë çdo herë.
Ajo që është më zbuluese është ajo që thuhet në marrëdhëniet e reja kur jeni ende vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin dhe seksi është emocionues.
Në këtë moment mund të dalloni kur interesi i një personi po pakësohet nga përgjigja e tij e heshtur në fund të seksit” – tha ajo.