Radar
Ish- ministri serb: Me Vuçiç në krye, Serbia nuk ka shanse të anëtarësohet në BE
Ish-ministri i Jashtëm serb, i cili drejton Partinë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç ka kritikuar presidentin serb për marrëveshjen e fundit me Rusinë, ku zgjatën për 3 vitet e ardhshme furnizimin me gaz.
Sipas tij, me Vuçiç në krye të vendit, Serbia nuk do të ketë shanse që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, shkruan Tanjug.
“Sanksionet nuk do të kontribuojnë në afrimin me Bashkimin Europian. Me një regjim autokratik siç është ai në pushtet në Beograd, as që mund të ëndërrojmë anëtarësimin në BE”, u shpreh ai.
Ditën e djeshme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u betua në Kuvend për mandatin e tij të dytë pesë vjeçar. Ai u zotua se do të mbrojë Serbinë, por dhe Kosovën e Metohinë, që i cilësoi si pjesë të territorit.
Ndërsa, pak ditë më parë, kryeministrja serbe Ana Brnabiç u shpreh se Beogradi nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se nuk do të vendosen sanksione ndaj Rusisë.