Mix
15 ushqimet që forcojnë imunitetin
Ushqyerja e shëndetshme ndihmon në forcimin e sistemit imun. Nëse je duke menduar mbi mënyra sit ë parandalosh prekjen nga gripi dhe viruset, hapi i parë është të vizitosh supermarketin më të afërt të fruta-perimeve. Përgatit vakte ushqimore që përmbajnë këto përbërës.
1. Agrumet
Shumë njerëz përdorin vitamin c kur preken nga gripi sepse ajo ndihmon sistemin imun. Vitamina c rrisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Frutat që përmbajnë shumë vitaminë c janë :
✓ Portokalli
✓ Limoni
✓ Mandarinat
✓ Qitro
2. Specat e kuq Nëse mendoni se agrumet përmbajnë sasinë më të madhe të vitaminës C, e keni gabim. Specat e kuq përmbajne dyfishin e sasisë së vitaminës C që përmbajnë agrumet. Gjithashtu janë shumë të pasura në betakaroten. Vitamina C dhe betakaroteni përvec se ndihmojnë sistemin imun, ndihmojnë edhe në mirëmbajtjen e lëkurës.
3. Brokoli
Brokoli përmban shumë vitamina dhe minerale. Duke përmbajtur vitamin A, C dhe E, gjithashtu fibra dhe antioksidante brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të vendosni në tavolinën tuaj. Këshillohet të gatuhet pak ose aspak, për të ruajtur vlerat ushqyese.
4. Hudhra
Hudhra është një nga ushqimet më të njohura që lufton infeksionet. Sipas studimeve më të fundit, hudhra ul nivelet e hipertensionit dhe mbron arteriet. Këto vlera ushqyese të hudhrës vijnë nga përmbajtja e lartë e përbërësvë me sulfur si psh Alicina.
5. Ginger
Gingeri ndihmon reduktimin e inflamacionit, duke ndihmuar kështu lehtësimin e skuqjeve të fytit. Gjithashtu mendohet se gingeri lehtëson Nausenë. Gingeri lehtëson sëmundjet kronike dhe redukton nivelet e kolesterolit.
6. Spinaqi Spinaqi është pjesë e kësaj liste jo vetëm sepse është i pasur më vitamin c. Është gjithashtu i pasur me shumë antioksindantë dhe betakarotene, të cilat forcojnë sistemin tonë imun. Ashtu si brokoli, spinaqi është më i shëndetshëm kur gatuhet pak ose aspak për t’i ruajtur vlerat ushqyese.
7. Kosi Kërkoni për kos që janë të pasura me probiotikë sic është kosi grek. Këto probiotikë stimulojnë sistemin tonë imun të luftojë ndaj sëmundjeve. Përpiquni të zgjidhni kosin e thjeshtë dhe jo ato të mbushura me sheqer. Kosi është gjithashtu një burim shumë i mirë i vitaminës D e cila ndihmon sistemin imun.
8. Bajamet
Kur flasim për vitaminat qe mbrojnë sistemin imun duket sikur vitamin E zë vend të dytë në krahasim me vitaminën C. Gjithsesi vitamin E është një faktor kyc për të pasur një sistem imun sa më të shëndetshëm. Frutat e thata si bajamet janë një burim shumë i mirë i vitaminës E.
9. Turmeriku
Kjo erëz është përdorur prej vitesh për vetitë antiinflamatore që ka për të trajtuar osteoartritin dhe artritin rheumatoid.
10. Caji jeshil
Të dyja cajërat, si caji jeshil dhe caji jeshil janë të pasura me flavonoide të cilat janë antioksidante. Gjithashtu caji jeshil rrit nivelin e një antioksidanti tjetër EGCG, e cila forcon shumë sistemin imun. Caji jeshil është një burim shumë i mirë i aminoacidit L-teaninë, e cila ndihmon prodhimin e qelizave imunitare T-cells.
11. Papaja
Papaja është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Ju mund të gjeni 224% të sasisë ditore të vitaminës C të rekomanduar në 1 papaja të vetme. Papaja ka gjithashtu një enzimë digjestive papaina e cila ka veti anti-inflamatore. Papaja ka nivel të mirë të natriumit, vitaminës B dhe folateve, të cilat kanë benefite të mira në shëndetin tonë.
12. Kivi
Ashtu si papaja, kivit përmbajnë sasi të mëdha të folateve, natrium, vitamië K dhe vitaminë C.
13. Pulë
Kur jeni sëmurë, supa e pulës të bën të ndihesh më mirë, dhe kjo nuk vjen vetëm prej efektit placebo. Produktet e pulës përmbajnë shumë vitaminë B-6, e cila është shumë e rëndësishmë në reaksionet kimike në trupin tonë dhe në formimin e rruazave të kuqe të gjakut.
14. Farat e lulediellit
Farat e lulediellit përmbajnë fosfor, magnez dhe vitaminë B-6. Ato përmbajnë gjithashtu vitaminë E.
15. Produktet e detit si midhje, gaforre, molusqe, etj.
Këto produkte janë të pasura me zink. Zinku duket sikur nuk ka kaq vëmendje sa vitaminat dhe mineralet e tjera, por trupi jonë ka nevojë për zinkun që qelizat imunitare të funksionojnë normalisht.