Lidhu me ne

Mix

Sindroma e Piter Panit: frika e meshkujve për t’u rritur

Mund t’ju ketë ndodhur të keni takuar një të rritur që sillet si një fëmijë. Një sindrom të tillë e quajnë sindroma e Piter Pan, dhe përshkruan qëndrimin e atyre që duan të jetojnë një fëmijëri të përjetshme duke refuzuar të rriten, të marrin përgjegjësi, apo të bëjnë zgjedhje. Shpesh prek meshkujt krahasuar me femratdhe shoqërohet edhe me paaftësi për të dashuruar. Një person që vuan prej këtij sindromi, është i papjekur, i arratisur nga realiteti apo nga vetja, dhe ruan tiparet e fëmijërisë edhe në moshë madhore.

The Peter Pan Syndrome | Psychology Today

Piter Pani i përjetshëm është një i rritur që sillet si një fëmijë, që jeton në një të tashme të përjetshme, pa rregulla, sepse rregullat nuk i janë imponuar dhe nuk i janë mësuar ndonjëherë. 

Psikologia Viola Poggini, pjesë e “Urdhrit të Psikologëve të Lazios”, na jep më tepër detaje për të kuptuar më mirë se çfarë përmban, cilat janë shkaqet dhe si mund të kapërcehet sindroma e Piter Pan.

Sipas saj, prindërit modernë janë distancuar nga modeli autoritar për të marrë një model shumë mbrojtësndaj fëmijëve. Ata janë më tepër të interesuar t’i kënaqin fëmijët, duke iu larguar detyrës së tyre thelbësore, që është edukimi.

Në këtë mënyrë ata rrezikojnë t’u dërgojnë fëmijëve të tyre një mesazh tëgabuar, duke i shtyrë ata të mendojnë se “nëse prindërit më mbrojnë mua, kjo ndodh sepse nuk i kam aftësitë dhe kompetencat për ta mbrojtur vetë veten“.

Kjo gjë ka efekte në vetëvlerësimin e fëmijëve. Nuk ka pjekuri më të madhe, përveç përballjes me zhgënjimet, me gabimet dhe me dështimet që duhet të jetë në gjendje të përjetojë çdo i ri përmes veprimeve të tij. 

Përpjekja e disa prindërve për t’i mbrojtur fëmijët e tyre nga zhgënjimi, gjeneron të rinj që mbeten përherë fëmijë, sikurse ndodh me protagonistin e “Piter Pan”.

Frika nga rritja shpjegohet me zbehjen e funksionit detyrues të ushtruar nga prindërit. Është bindja ndaj rregullave ajo që na bën të rritemi dhe të piqemi.

Nëse nuk kemi kufij të përcaktuar saktë, si mund të mendojmë se mund t’i kapërcejmë kufijtë e vetes sonë?

Ajo që quhet kompleksi i Piter Panit, ose sindroma e Piter Panit është pikërisht vështirësia e disa individëve për të marrë përgjegjësi, për të rrezikuar, për të planifikuar apo edhe për të bërë zgjedhje , pasi janë rritur nën mburojën e prindërve, pa upërballur kurrë me probleme në jetën e tyre.

Zgjidhja që sugjeron psikologia në këto raste,  është t’u jepet fëmijëve një mundësi për të ndjekur pasionet e tyre, gjë që normalisht do i bëjë ata të përballen edhe me vështirësitë. 

Pasionet dhe dëshirat mund të jenë një motor i fuqishëm për të shprehur veten, si dhe për t’u përballur me dështimin, pasi jo gjithmonë do të korrësh sukses në atë që pëlqen. Kjo gjë padyshim të rrit dhe e thyen dëshirën për tëqëndruar përherë fëmijë. 

Vetëm ata që mësojnë t’i pranojnë dështimet, dhimbjet dhe vështirësitë si një pjesë normale të rritjes individuale, arrijnë të humbasin në mënyrë progresive tiparet e fëmijërisë dhe mund ta kapërcejnë sindromën e Piter Pan.

MË TEPËR

Temporal3 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar3 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix3 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar3 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore3 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix4 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix4 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix4 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix4 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix4 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook