Lidhu me ne

Mix

Çfarë i ndodh trupit nëse nuk hani mish?!

Vegjetarianët përpiqen të na mbushin mendjen se mishi nuk është i mirë për shëndetin, dhe shpesh ata na rekomandojmë që të ushqehemi me ushqime me bazë bimore, pasi janë më të shëndetshme.

Sipas tyre, dieta me bazë bimore na ndihmon të dobësohemi, ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, na jep më shumë energji etj. Disa nga përfitimet që sjell një dietë e tillë janë;

Mund të humbni kilet e tepërta


Edhe pse shkalla e përgjithshme e obezitetit është shumë e lartë, ajo është shumë më e ulët tek vegjetarianët. Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Diabetikët, edhe pse numri i kalorive të marra nga mishngrënësit dhe vegjetarianët ishte e njëjtë, shkalla e obezitetit ishte shumë më e lartë tek mishngrënësit. Çfarë e bën një dietë vegjetariane të dobishme për humbjen e peshës është fakti se, ajo përmban shumë pak yndyrë, dhe është e pasur me drithëra, perime të freskëta dhe fruta.

Ul inflamacionin


Brenda pak orëve të konsumit, mishi, djathi dhe ushqime të tjera të përpunuara mund të shkaktojnë inflamacion në trup. Arteriet mund të paralizohen, si një përgjigje ndaj yndyrës. Kjo rezulton në inflamacion të vazhdueshëm, i cili mund të çojë në diabet, sëmundjet autoimune, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Dietat me bazë bimore janë anti­inflamatore, për shkak të faktit se janë të bazuara në antioksidues dhe fibra bimore. Nga ana tjetër, ato përmbajnë më pak substanca që shkaktojnë inflamacion, si endotoksina dhe yndyrat e ngopura.

Ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2


Është dëshmuar shkencërisht se ndjekja e një diete me bazë bimore mund të parandalojë dhe trajtojë diabetin. Sipas disa studimeve, ekziston një lidhje e fortë mes konsumit më të lartë të proteinave të kafshëve dhe rrezikut afatgjatë të zhvillimit të diabetit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar1 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix1 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix1 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar1 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar1 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix23 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar23 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix23 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix23 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook