Kryesore
Çeshtja e detit, Rama e përdor politikën e jashtme për halle personale
Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë është kthyer në një temë debati në ditët e fundit, fill pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Niko Dendias, i cili u shpreh se me largimin e Metës nga Presidenca, çështja do të zgjidhet.
I ftuar në Ora News, diplomati Agim Nesho u shpreh se politika e Shqipërisë gjatë qeverisjes së Ramës, ka qenë një politikë e luhatur dhe pa bosht. Teksa e quajti deklaratën e Dendias arrogante, Nesho shtoi se politika e Jashtme e vendit është personalizuar nga kryeministri.
“Politika që ka Rama dhe Shqipëria në kohën e qeverisjes së tij ka qenë e luhatur, pa asnjë bosht dhe vizion përpara. Rama prin ato politika që i sigurojnë një mirëqenie dhe jetëgjatësi në pushtet. Kështu ka qenë dhe çështja e detit. Nuk kemi asnjë qëndrim të qartë, kemi pasur luhatje dhe tërheqje të Shqipërisë. Na janë paraqitur disa ligje inekzistente arkaike si ligji i luftës, që na është shitur se do të negociohet me ne.
Pamë një arrogancë të ministrit të jashtëm grek që edhe në Shqipëri që shumë çështje që janë shumë sensitive për Shqipërinë i kaloi me një mospranim. Prandaj jo vetëm Dandias, por dhe shumë aktorëve të tjerë iu lind e drejta të merren me një politikë të jashtme që është personalizuar nga kryetari i qeverisë dhe si e tillë shikohet jo vetëm interesave të vendit por interesave personale”, tha Nesho.